• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kokëdhima: Rama nuk është armiku im, por me atë që bëri turpëroi veten, vendimin e asamblesë do ta ankimoj

by Java News
26/12/2016 20:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Në Zululandin e sotëm ishte i ftuar Koço Kokëdhima, i cili ka qenë në qendër të vëmendjes kohët e fundit për shkak se është përjashtuar nga Asambleja e Partisë Socialiste.

“Do ta ankimoj vendimin e Asamblesë së PS-së”, i tha Kokëdhima Nanos, duke lënë të nënkuptohet se do të vazhdojë luftën brenda partisë.

Pyetjes së Nanos se “çfarë motivimesh patët që u hodhët në politikë dhe pse vendit i duhej Kokëdhima si deputet?”, Kokëdhima iu përgjigj se gjatë këtyre tre viteve e gjysmë ai demonstroi se është një model tjetër politikani, që mendon për popullin, që është i ndershëm me votuesit, që rri gjithnjë pranë tyre, që i qëndron besnik vizionit të vet”.

Ra në sy se, ndonëse iu kërkua më se njëherë të jepte një opinion të vetin mbi Ramën e këtyre ditëve, ai nuk përdori tone të forta. “Edi Rama nuk është armiku im; nuk ka për të qenë kurrë armiku im”, u shpreh ai. Veçse shtoi: “Mirëpo me këtë që bëri, ai turpëroi veten, nuk më turpëroi mua”. Në fund ai tha se nuk është e vërtetë që në PS nuk e vlerësojnë e nuk e duan; përkundrazi, por puna është që në këtë parti ka dy parti, një parti në bazë e një parti në forumet drejtuese. “Mua më kanë përjashtuar nga partia e forumeve, por unë jam në partinë e bazës”, tha ai.

Nano e Kokëdhima ranë dakord gjatë emisionit që këtë bisedë ta vijojnë edhe në Zululandin e nesërm.

Bisedën e plotë mund ta ndiqni në linkun/tema/a.k

Next Post
Luftë mes bandave në Meksikë… 6 koka të prera gjenden në mes të qytetit

Luftë mes bandave në Meksikë... 6 koka të prera gjenden në mes të qytetit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com