Ky gjyq zgjati prej dy vitesh dhe pas 31 seancash gjyqtarja Brunilda Kadi rrëzoi padinë e Florjana Paskalit vajzës dhe trashëgimtares së Skulptorit. Paskali e ka ankimuar tashmë këtë vendim dhe pritet që Gjykata e Apelit të vendosë për fatin e padisë që kërkoi dëmshpërblimin. Sipas gjykatës, shteti nuk ka riprodhuar skulpturën, por ajo është përdorur si kopje në letër për një dokument për të gjithë shqiptarët, nuk ka pasur përfitim ekonomik nga përdorimi i kësaj pamje si dhe për skulpturën e pretenduar Odise Paskali ka qenë në bashkautorësi dhe me ish artistë të tjerë.
ma.me