Zëdhënësi i Donald Trumpit, Jason Miller, i emëruar kohë më parë në këtë funksionin, ka dhënë dorëheqje nga ky post me arsyetimin se dëshiron t’i përkushtohet më shumë e më gjatë familjes, transmeton Koha.net.
I emëruar të enjten e shkuar si zëdhënës i ardhshëm i kryetarit Donald Trump, Jason Miller më pas ka njoftuar se heq dot nga ky funksioni me dëshirën për t’i kushtuar më shumë kohë familjes, njofton Al Jazeera.
“Pasi javën e kaluar kalova më së gjati me familjen time që nga viti 2015, është e qartë se ajo do të jetë prioriteti im aktualisht”, ka thënë në kumtesën për opinion 41 vjeçari Jason Miller.
Ai ka përkujtuar se bashkëshortja e tij do të lindë së shpejti fëmijën e dytë.
“Nuk është moment i mirë të fillohet një punë që kërkon shumë përpjekje siç janë marrëdhëniet me publikun në Shtëpinë e Bardhë”, ka shtuar ai, përgatiti Express. (b.an)