• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Polici luajti vendit dhe e pyeti: Aman më thuaj, aty tek filmi, vetë i bie klarinetës?” Bujar Lako në rrëfimin e Edi Ramës

by Java News
26/12/2016 17:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Bujar Lako, aktori  i madh i skenës dhe i kinemasë shqiptare që ndërroi jetë, ka qenë njeri diskret dhe pothuajse nuk la shenja në publik tej jetës artistike, veç të qënit një vit deputet i PD-së (‘96-’97), së bashku me Ndriçim Xhepën dhe Robert Ndrenikën.

Ai do të mbahet mend vetëm për personazhet e tij, ndër më brilantet e kinemasë së socrealizmit, ku veçohet Ndrioja tek “Udha e Shkronjave”, Komandant Bermemo tek “Ballë për Ballë”, Martin Kreka tek “Përballimi”, Spahiu tek “Dora e ngrohtë”, gjenerali italian tek “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur”, Luigj Gurakuqi tek “Nëntori i Dytë”, dhe padyshim Halit Berati tek “Gjeneral Gramafoni”.

Madje për këtë të fundi, sipas rrëfimeve të Edi Ramës, ai është ndeshur dhe me një situatë gati qesharake, sigurisht të panjohur për publikun, kur një polic dogane në Kakavijë i ka kërkuar të dijë mbi misterin e lojës së tij në klarinetë.

Në një shkrim publicistik të stilit rrëfimtar, aty nga viti `96, me titull “Lule shqipo, lule djalë”, Rama ka dhe një pjesëz ku tregon për një udhëtim të tij drejt Greqisë i shoqëruar nga Bujar Lako dhe një deputet. Në fakt, asnjë prej tyre nuk e përmend me emër, por në rastin e Lakos është lehtësisht e kuptueshme që bëhet fjalë për të. Dhe interesant në këtë copëz rrëfimi është reagimi i policit doganor kur ka parë Bujar Lakon, duke iu drejtuar aktorit pikërisht për rolin e tij të Halit Beratit, me kuriozitetin naiv për të ditur se kush në të vërtetë i bie klarinetës tek filmi.

“….Kësisoj, ishin vetëm dy bashkëatdhetarët e mi dhe unë që u paraqitëm sipas “rregullit”: Unë më pasaportë të rëndomtë, tjetri, aktor i njohur me psaportë shërbimi e i treti, deputet, me pasaportë diplomatike; erdhi pak më pas dhe një shofer i vjetër, të cilin polici e shtyu pa e lënë të futej në atë farë zyre duke i thënë me arrogancë të mbante rradhën. Dhoma ku kryeheshin formalitetet qe një frigorifer natyral ku bënte më ftohtë brenda se jashtë, ndoshta për shkak të xhamave të thyer që krijonin korent. Pisllëku të merrte sytë, poçi i elektrikut dukej sikur kishte varur veten, mbi një regjistër nga ata të kohës së pordhës një polic i ulur në të vetmen karrige shkruante me një rezervë kauçuku të kafshuar keq në majë numrat e pasaportave, kurse pranë tij një polic i tretë ngrohte këmbët mbi një furnellë të improvizuar duke lexuar gazetën “Zëri  i Popullit”. Po të besoje se nuk qe ëndërr, siç dhe në të vërtetë ëndërr nuk qe, atëherë i binte të mos ishim në doganën e një shtetit anëtar të Këshillit të Europës po në zyrën e formaliteteve për të hyrë në ferr. Kur e pa aktorin e njohur, polici që shkruante luajti vendit, “Aman more”, i tha i emocionuar, “kam kaq vite që ëndërroj të të takoj e të të pyes: Vetë i bie klarinetës tij tek ai filmi me atë italianin që shiste pllaka gramafoni apo i bie ndonjë tjetër kurse ti bën sikur i bie?!…”

Më tej nuk dihet se c’raport shoqëror pati mes të dyve, por erdhi puna që politika t’i vinte për një çast të dy përballë. Pasi konsumoi pra një mandat 1-vjeçar deputeti në radhët e PD-së, kjo parti e përzgjodhi Bujar Lakon si kandidat të një prej njësive bashkiake të Tiranës në kuadër të zgjedhjeve lokale të vitit 2000, atëherë pra kur Rama vendosi t’i hyjë politikës duke kandiduar për kreun e Bashkisë së Tiranës. Vetëm në një takim elektoral ndodhi që Rama ta atakonte Lakon duke e ftuar si mik që mos përzihej me partinë e Berishës.

Por ndërkohë, mes tyre ka patur gjithsesi një miqësi, edhe fluide, pasi i takojnë një brezi artistësh me shumë fije të lidhura  shoqërore me njëri-tjetrin. Kujtojmë që Rama ishte mik i ngushtë dhe me të vëllanë, Adhurim Lakon, i cili humbi jetën në një aksident në gusht të vitit 2006. /tesheshi/a.k

Next Post
FOTOT/ Kartolinat e viteve ’30, si uronin shqiptarët dikur festat

FOTOT/ Kartolinat e viteve '30, si uronin shqiptarët dikur festat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza/ Tarifat e reja të Trumpit hapin një betejë të re tregtare, përplasjet në SHBA dhe rreziku i rritjes së çmimeve

Analiza/ Tarifat e reja të Trumpit hapin një betejë të re tregtare, përplasjet në SHBA dhe rreziku i rritjes së çmimeve

July 24, 2026
E rëndë në Durrës! I kërkuari nga SPAK përfshihet në konflikt me armë, i përfshirë edhe një oficer policie

E rëndë në Durrës! I kërkuari nga SPAK përfshihet në konflikt me armë, i përfshirë edhe një oficer policie

July 24, 2026
SHBA kërkon zhvendosjen e samitit të OSBE-së nga Beogradi në Charleston, përplasje në Kongres për Serbinë

SHBA kërkon zhvendosjen e samitit të OSBE-së nga Beogradi në Charleston, përplasje në Kongres për Serbinë

July 24, 2026
Beqiri: Rama ka identifikuar hallet e qytetarëve, mandati i katërt kërkon korrigjime dhe përgjegjësi të reja

Beqiri: Rama ka identifikuar hallet e qytetarëve, mandati i katërt kërkon korrigjime dhe përgjegjësi të reja

July 24, 2026
Vizitë e papritur e të dërguarit të BE-së në Prishtinë, Sorensen takon Kurtin për çështjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë

Vizitë e papritur e të dërguarit të BE-së në Prishtinë, Sorensen takon Kurtin për çështjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë

July 24, 2026
Zbardhen ‘prapaskenat’ nga mbledhja e PS-së! Rama kritikon ministrat dhe deputetët, përplaset ashpër me Braçen

Zbardhen ‘prapaskenat’ nga mbledhja e PS-së! Rama kritikon ministrat dhe deputetët, përplaset ashpër me Braçen

July 24, 2026
82 shtete votuan për shkarkimin e Karim Khanit, ish-prokurori i GJPN-së akuzohet për sjellje të papërshtatshme

82 shtete votuan për shkarkimin e Karim Khanit, ish-prokurori i GJPN-së akuzohet për sjellje të papërshtatshme

July 24, 2026
Trump: Irani shkeli marrëveshjen brenda një ore, SHBA reagoi me bombardime

Gjobat ndaj Google, Apple dhe Meta, Trump: BE do të paguajë një çmim shumë të lartë

July 24, 2026
A ka më fuqi protesta të prodhojë ‘stuhi’ lajmesh perëndimore?

Analisti: Rama e kuptoi më shpejt leximin e protestës se opozita

July 24, 2026
Krimi në Roskovec / Vetëvritet autori Nertil Buzi, refuzoi negociatat me Policinë për t’u dorëzuar

Tragjedia në Roskovec, gazetarja zbulon detajet: Prindërit e autorit e mësuan ngjarjen nga policia!

July 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In