Kreu i Partisë Demokratike, këtë herë urimin për Krishtlindje ka zgjedhur ta bëjë nga Fieri.
Lulzim Basha ka vizituar sot Kishën Ortodokse “Shën Gjergji” në qytetin e Fierit ku u ka uruar të gjithë besimtarëve ortodoks dhe katolik gëzuar Krishtlindjen.
Në mesazhin e tij të urimit, Basha ka uruar më shumë paqe dhe mbarësi për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen me shpresë se dita e nesërme do të jetë më e mirë.
“Gëzuar Krishtlindjet të gjithë besimtarëve të Krishterë, gëzuar ditën e lindjes së Krishtit, lindjes së shpresës, besimit dhe shpëtimit. Këtu nga katedralja e Shën Gjergjit në Fier ku kam uruar Imzot Nikollën përmes tij të gjithë Fierit. Dua të përsëris urimin për Krishtlindje të gëzuara për besimtarët për shërbëtorë te zotit dhe për të gjithë shqiptarët kudo ku janë. Paqja e zotit qoftë mbi shqiptarët, në vecanti kam një urim që kjo ditë të sjellë më shumë shpresë tek një e nesërme më e mirë për të vobektit, për të moshuarit, për të sëmurët”, u shpreh Basha.
shqiptarja.com/d.i.