• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 22, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Krishtlindjet/ Kryebashkiaku Veliaj: 2017-a, vit pune e solidariteti

by Java News
24/12/2016 19:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për të dytin vit radhazi, me rastin e Krishtlindjeve, Bashkia e Tiranës ka organizuar një koncert të madh festiv në sheshin “Shën Tereza” në kryeqytet, ku po marrin pjesë muzikantë të njohur si dhe tenorët Armando Kllogjeri, Kastriot Tusha dhe Marjana Leka

Kryebashkiaku Erion Veliaj përveç urimeve për Krishtlindjen, ka folur edhe për punën e Bashkisë gjatë këtij viti dhe për vitin e ardhshëm.

“Uroj që për të gjithë vitin tjetër, siç kemi pasur një dhjetor fantastik solidaritetit, të kemi një vit 2017-e, vit pune, solidariteti dhe dashurie për njëri-tjetrin. Garantoj qytetarët e Tiranës që bashkia do të jetë në gatishmëri të plotë gjatë festave. Bashkia e Tiranës do t’i sigurojë qytetarëve festa të gëzuara. Secili prej nesh, me dashurinë që sjellin krishtlindjet dhe viti i ri, mund të jetë një qytetar më i mirë“, u shpreh Veliaj.

Krahas këngëve të njohura të Krishtlindjeve, në koncertin festiv nuk mungojnë as perla të muzikës botërore si “New York – New York”, “You know I am no good” por edhe këngët shqiptare, si “Moj e bukura more” apo “Kur më vjen burri nga stani”.

Tenori Armando Kllogjeri dhe sopranoja Majrana Leka nën shoqërinë e orkestrës së UniArteve dhe korit të Liceut Artistik do të sjellin për kryeqytetasit edhe pjesë të zgjedhura nga opera “Turondot” e Giacomo Puçini-t apo opera “La Traviata”e Giuseppe Verdit.

Atmosfera e festës do të përcillet më së miri nga kori i fëmijëve të cilët do të sjellin një kolazh të këngëve të Krishlindjeve ndërsa koncerti do të mbyllet me një video promocionale për Tiranën, por dhe urimin e kryetari të Bashkisë, Erion Veliaj për çdo qytetar të Tiranës por edhe Shqipërisë në këtë fundvit.

Tenori Kllogjeri: Atmosfera do të jetë festive
Tenori i njohur, Armando Kllogjeri përshëndeti këtë nismë të Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa garantoi qytetarët për një atmosferë shumë të ngrohtë festive.

“Një falenderim shumë i madh shkon për Bashkinë e Tiranës, për Kryetarin e Bashkisë, që me iniciativën e tij na jep mundësinë për të performuar pranë publikut në këto festa Krishtlindjesh kaq të bukura. Është hera e dytë që unë marr pjesë në këtë koncert. Koncerti do të ketë një larmi shumë të madhe performancash. Do jetë, Kastriot Tusha, Marjana Leka, balerinët, do jetë Kori i Liceut, që është përgatitur nga dirigjenti Bujar Alliu, do jetë dirigjent Bujar Llapaj. Dëshira ime është që pjesëmarrja të jetë sa më e madhe, sëbashku të ngrohemi në këtë ambient, që është pak i ftohtë jashtë, por brenda shpirtërisht mendoj se do të jetë shumë i ngrohtë”, theksoi Armando Kllogjeri.

Next Post
Edhe Mercedesi gënjen, zbulohet se 54 % e veturave harxhojnë më shumë

Edhe Mercedesi gënjen, zbulohet se 54 % e veturave harxhojnë më shumë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA-të tërhiqen për programet e ndihmës humanitare! Ambasada amerikane në Tiranë njofton vendimin e Sekretarit Marco Rubio

Protesta e PD, reagon Ambasada e SHBA: Shmangni bulevardin, qëndroni vigjilent!

December 22, 2025
Në vitin e dytë të liberalizimit të vizave, bien kërkesat për azil në BE

Në vitin e dytë të liberalizimit të vizave, bien kërkesat për azil në BE

December 22, 2025
Kosova merr armatim antitank nga Gjermania, çfarë është PANZERFAUST 3

Kosova merr armatim antitank nga Gjermania, çfarë është PANZERFAUST 3

December 22, 2025
Gjykata Kushtetuese shqyrton sot çështjen e Belinda Ballukut

Çështja Balluku, PD kërkesë Kuvendit për mbledhjen e Këshillit të Mandateve më 23 dhjetor

December 22, 2025
Polici bashkiak dhunon punonjësit e IMT në Vlorë, efektivi i “Rrugores” qëllon me armë

Polici bashkiak dhunon punonjësit e IMT në Vlorë, efektivi i “Rrugores” qëllon me armë

December 22, 2025
Trump emëron një të dërguar special për Groenlandën, rriten tensionet me Danimarkën

Trump emëron një të dërguar special për Groenlandën, rriten tensionet me Danimarkën

December 22, 2025
Berisha fton shqiptarët në protestë: Të bashkohemi pavarësisht dallimeve të përmbysim regjimin!

Berisha fton shqiptarët në protestë: Të bashkohemi pavarësisht dallimeve të përmbysim regjimin!

December 22, 2025
Spiropali në Shkup: Konkretizojmë bashkëpunimin për Korridorin VIII!

Spiropali në Shkup: Konkretizojmë bashkëpunimin për Korridorin VIII!

December 22, 2025
Trump kërcënon me një luftë të re tregtare kundër Europës, me të parën ka dështuar tashmë

Trump kërcënon me një luftë të re tregtare kundër Europës, me të parën ka dështuar tashmë

December 22, 2025
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 23 Dhjetor 2025

December 22, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In