Sulmuesi i Manchester Unitedit, Zlatan Ibrahimoviç, në të ardhmen pritet të ketë një rol në stafin e trajnerëve te klubi anglez.
Që prej transferimit të tij tek Unitedi nga PSG, Ibra ka realizuar 16 gola në 25 paraqitje dhe pritet që të vazhdojë kontratën edhe për një vit.
Sipas Daily Star, 35-vjeçarit i është ofruar një vend në stafin e Mourinhos për shkak të ndikimit pozitiv që ka pasur ai në klub.
Mediumi britanik raporton se Unitedi e dëshiron suedezin në rolin e trajnerit për zhvillimin e lojtarëve të rinj, përgatiti Koha. (b.an)