• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Muri i Kosovës, si metaforë e mungesës së ndërgjegjes

by Ben Andoni
24/12/2016 18:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Sa më larg të gjendesh murit të ngritur në Mitrovicë, aq më i madh je i konfuzuar me ngjarjet në qytetin e ndarë. Por, paradoksi është se konfuzionin më të  madh e shpërhapin njerëzit, të cilët kanë të bëjnë realisht me këtë realitet. Tollovia e fjalëve dhe konfuzioni shpjegon më së miri metaforën e mungesës së ndërgjegjes politike në Kosovë.

Me këto zhvillime të muajve të fundit, qeveria e Kosovës e cila është në një proces të gjatë dialogu me qeverinë e Serbisë, shpërfaqet se jo vetëm nuk informon si duhet publikun, por nga ana tjetër, gjithnjë e më shumë gjendet larg realiteteve që e rrethojnë prej paaftësisë por edhe përpjekjes për të mbajtur një pushtet, pa themele demokratike.

Nëse para shumë kohësh, ligjërimet e theksuara anti-kosovare të Ministrit të Jashtëm Serb Ivica Daçiç mund të merreshin disi të ekzagjeruara prej pozicionit të tij në delegacionin e negocimeve, prej kohësh ato janë realitete.

Me pak fjalë, muri që ndan qytetin e Mitrovicës është një realitet i tillë, që do të thotë se serbët kishin kohë që e kishin të projektuar. Instancat kosovare megjithë mëtimet se nuk e dinin se do të ngrihej muri tashmë po del se ishin fare mirë në dijeni. Ndërkohë që edhe Brukseli në procesin e vështirë të negocimit dhe të deklaratave të niveleve të ndryshme është krejtësisht në dijeni.

“Marrëveshja për urën e Mitrovicës përbëhet nga rinovimi i vetë urës. Ky rinovim bëhet me fondet e BE-së. Kjo vlen edhe për rrugën ‘Mbreti Petar’. Që të dyja, ura dhe rruga është rënë dakord që të rihapen më 20 janar 2017”, ka thënë pak ditë më parë Kocijançiç, zëdhënësja e përfaqësues më të lartë të Politikës së Jashtme të BE-së për median kosovare “Lajmi.net”. Por, ndërsa ajo pretendon se kanë një kontakt të ngushtë me palët e interesuara që të sigurojnë një konfigurim (ridizajn e quajnë në Kosovë) të kënaqshëm edhe për urën edhe për rrugën, në mënyrë që të gjithë qytetarët e Mitrovicës të përfitojnë nga kjo, ministrja kosovare për Dialog, Edita Tahiri vazhdon të thotë se muri është në kundërshtim me marrëveshjen për hapjen e urës dhe se muri duhet të largohet!

Të gjithë tollovinë e zbërthen si pak të tjerët kryetari i Mitrovicës Veriore, Goran Rakiç, i cili ka thënë se muri jo vetëm nuk do të largohet dhe se për ndërtimin e tij janë në dijeni edhe BE-ja edhe Prishtina zyrtare! E gjitha na tregon pak a shumë se bisedimet kosovare-serbe bëhen me dy nivele, ku njëri është realisht për ato që konsumohen për publikun e gjerë dhe tjetri është ai që prodhon realitete si muri, simbolika sllave në Kosovë dhe retorika boshe.

Kjo e bën rezolutën e AAK-së në parlamentin kosovar, në orët e fundit, jo vetëm të vonuar dhe disi pa sens dhe kjo u pa në votimin e kësaj rezolute në parlamentin kosovar që as nuk e ka pasur kuorumin e mjaftueshëm.

E më keq akoma, parlamenti i Kosovës me atë ndarje të frikshme dhe humbjen e kredibilitetit, ka humbur dhe fuqinë që të nxjerrë dokumente serioze, që do thotë pesha e rezolutave, që miraton si institucion ligjvënës.

Për ata që nuk e dinë: me vendim të autoriteteve lokale të veriut të Mitrovicës, ditë më parë filloi ndërtimi i një muri, me një lartësi prej mbi dy metrash, që ndan dy pjesët e Mitrovicës. U ngrit mu atëherë, kur punimet për “Parkun e Paqes” morën drejtim dhe Ura mes saj po përdorej si sukses i qeverisë kosovare.

Veçse ndërkohë që politikanët kosovarë zihen me njeri-tjetrin, muri në Mitrovicë dhe simbolika serbe po futet pak e nga pak në Kosovë, duke treguar se vendi është tejet i ndarë madje edhe për probleme të interesit të përbashkët, që tregon realisht metaforën e mungesës së ndërgjegjes, ajo që rëndon historikisht mbi shqiptarët dhe lehtëson të gjithë aksionet në kurriz të tyre. (Javanews)

Next Post
Kryeministria vijon traditën e mesazheve të urimit në murin e saj për festat e fundvitit

Kryeministria vijon traditën e mesazheve të urimit në murin e saj për festat e fundvitit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Himarë

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Himarë

August 26, 2026
Të ardhurat publike rriten me 31% në 3 vjet, Malaj: Objektivi, +1.2 miliardë euro deri në fund të vitit

Të ardhurat publike rriten me 31% në 3 vjet, Malaj: Objektivi, +1.2 miliardë euro deri në fund të vitit

August 26, 2026
Militantët molotov drejt Xhamisë së Namazgjasë, Bardhi akuza policisë: Hodhët gaz lotsjellës, u penguan besimtarët të kryenin ritet pas iftarit

KLGJ miratoi rritjen e pagave për gjyqtarët, reagon Bardhi: Shkelje e rëndë me pasoja

August 26, 2026
Detajet e arrestimit! Policia e ndoqi Ergys Agasin nga Elbasani në Plepa, kur…

Detajet e arrestimit! Policia e ndoqi Ergys Agasin nga Elbasani në Plepa, kur…

August 26, 2026
Lojërat Mesdhetare, Donjeta Sadiku kualifikohet në finale

Lojërat Mesdhetare, Donjeta Sadiku kualifikohet në finale

August 26, 2026
Shqipëria eksporton 991 GWh energji në 3 muaj, rritet prodhimi nga hidrocentralet dhe burimet e rinovueshme

Shqipëria eksporton 991 GWh energji në 3 muaj, rritet prodhimi nga hidrocentralet dhe burimet e rinovueshme

August 26, 2026

Fitojmë më shumë se humbasim nga euro rekord e ulët?

August 26, 2026
I shpallur në kërkim nga SPAK, arrestohet Ergys Agasi. Shoqërohej nga ish-zyrtari i përjashtuar nga Policia

I shpallur në kërkim nga SPAK, arrestohet Ergys Agasi. Shoqërohej nga ish-zyrtari i përjashtuar nga Policia

August 26, 2026
Detajet e krimit në Greqi: Shqiptarja u vra nga ish-bashkëshorti në ditëlindjen e vajzës

Detajet e krimit në Greqi: Shqiptarja u vra nga ish-bashkëshorti në ditëlindjen e vajzës

August 26, 2026
KLGJ vendos rritjen e pagave të gjyqtarëve, efekti financiar nis nga 1 gushti

KLGJ vendos rritjen e pagave të gjyqtarëve, efekti financiar nis nga 1 gushti

August 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com