Ish-deputeti Kokëdhima ka dhënë dorëheqjen nga posti që mbante si Sekretar në PS. Me një fjalim të ashpër, me akuza ndaj Ramës, gjatë punimeve këtë radhë me dyer të mbyllura në PS-së, e jashtë transmetimit të mediat, Kokëdhima ka dhënë dorëheqjen dhe ka njoftuar aktivitetin e tij brenda partisë.
Jashtë sallës së punimeve të asamblesë, Kokëdhima dha një deklaratë për mediat:
Keni dhënë dorëheqjen si Sekretar?
Është një veprim që e kam bërë me fjalën time në asamble
Fjala juan nuk u transmetua live
Do tua japim fjalën që ta keni të gjithë
Keni pasur fjalim të ashpër brenda, keni akuzuar Ramën e gjithë emërimi juaj si sekretar ishte për të mbuluar atë që u përgatit në Kushtetuese?
Kam bërë diskutim të detajuar, kam folur 30 minuta dhe do tua vë në dijeni se shpjegimet duhet të jenë të plota
Pati koment nga Rama për akuzat?
Nuk e di
Cili do të jetë angazhimi juaj?
Do vazhdoj lëvizjen time brenda PS, ju i keni parë aktivitetet e mia
Zgjedhjet e ardhshme janë afër, po përgatiteni?
Po do punojmë për ato.
Si anëtar i thjeshtë?
Jam anëtar i Asamblesë dhe i Kongresit të PS
Do jeni deputet?
Kemi kohë për këto
ma.me