Kryeministri Edi Rama në një status në Facebook para mbledhjes së Asamblesë së PS shprehet se mbetet edhe shumë për të bërë, por jemi krenarë për atë që kemi bërë.
“Asambleja Kombëtare, krenar për, PS derë më derë për mandatin e ri. Edhe më shumë akoma për të bërë” deklaron ai.
Një nga pikat kryesore të rendit të ditës sot është edhe shqyrtimi i propozimit për shkarkim e ish-deputetit Koço Kokëdhima nga detyra e Sekretarit për Reformën Strukturore dhe Emigracionin.
Gjithashtu, në Asamble pritet të diskutohet edhe bilanci politiko- administrativ për 2016.
Një tjetër pikë e rendit të ditës do të jetë edhe zgjedhja e nënkryetarëve dhe Sekretarit të Asamblesë Kombëtare të PS.