Mësohet se prokuroria, krahas hetimit ndaj zyrtarëve të burgut që përllogariten gabim ditët e vuajtjes së dënimit të Lulzim Berishës, po hetojnë edhe gjyqtarët dhe prokurorët që janë marrë me dosjen e të dënuarit si kreu i “bandës së Durrësit”.
Sipas akuzës, krahas përllogaritjes së ditëve të vuajtjes së dënimit që kryen institucioni i burgut, edhe sektori i ekzekutimeve në prokurorinë e Durrësit duhet të kishte llogaritur ditët, muajt dhe vitet që Lul Berisha ka kaluar në burg, raporton shqiptarja.com. Këto burime, sqaruan se është sekeustruar dosja e lirimit të Berishës në gjykatën e Apelit dhe kartela personale e tij në burg.
Nga verifikimi paraprak, ka rezultuar se juristi i burgut tashmë i shpallur në kërkim Teodor Labi dhe drejtori i burgut Astrit Kotaj kanë llogaritur gabim ditët e vuajtjes së dënimit.
Por, edhe prokuroria në këtë rast, mësohet se nuk përjashtohet nga përgjegjësia, pasi prokurori që ka lëshuar urdhërin e ekzekutimit për lirimin e tij nuk ka përllogaritur ditët e vuajtjes fizike të Lul Berishës.