Mesfushori i Kasimpasas Herolind Shala ishte në mesin e yjeve të futbollit të Turqisë, që sot luajtën një ndeshje miqësore në Stamboll si shenjë kundër sulmeve terroriste që së fundmi goditën Turqinë.
Ndeshja e organizuar nga Federata e Futbollit të Turqisë, e cila u ndoq nga afër prej presidentit të shtetit Rexhep Tayyip Erdogan, grumbulloi yjet e kësaj lige, me Shalën që përfaqësoi Kosovën.
Të gjitha donacionet nga sponsorët kanë shkuar për familjet e viktimave që humbën jetën në sulmet e fundit. Dy bomba shpërthyen afër stadiumit të Beshiktashit të shtunën, duke lënë të vdekur 44 persona dhe duke lënduar 155 të tjerë.Pas takimit Shala është shprehur i lumtur që përfaqësoi Kosovën në ndeshjen miqësore kundër terrorizmit.
“I lumtur që isha pjesë e kësaj ndeshje kundër terrorizmit. Shpresoj që mos të ketë asnjëherë sulme terroriste në këtë botë. Ftesa ime për këtë takim ishte edhe reprezentim i shtetit tim Kosovës. #HS”, ka shkruar futbollisti kosovar në Facebook, përgatiti Koha. (b.an)