Partizani ka mundur me përmbysje Skënderbeun në shtëpinë e tij, duke iu afruar me një pikë kreut të kampionatit, Kukësit.
Korçarët kaluan të parët në avantazh me anë të Adeniyi në minutën e 10 të takimit. Golit të kampionëve do t’i përgjigjej i përhershmi Ekuban për Partizanin në të 34′-ën. Pjesa e parë e ndeshjes do të mbyllej në barazim 1:1.
Pjesa e dytë do të fliste e gjitha për të kuqtë. Është sërish Ekuban i cili në minutën e 59 kalon në avantazh 1:2 Partizanin.
Rezultati nuk ndryshon deri në vërshëllimën e fundit të arbitrit. Me këtë fitore, Partizani shkon në kuotën e 34 pikëve, dy më pak se Kukësi i vendit të parë, por edhe me një ndeshje më tepër për të luajtur. Skënderbeu zbret në vendin e tretë me 32 pikë.
shqiptarja.com/d.i.