7 deputetë kanë kërkuar intepelancë urgjente me kryeministrin Rama për mungesën e caktimit të një date konkrete për çeljen e negociatave për integrimin në bashkimin Evropian. Rama vendosi të përgjigjet me ironi ndaj kërkuesve të intepelancës, e cila u parashtrua nga deputeti i larguar nga PS Ben Blushi. Kryeministri Rama dhe kreu i LIBRA-s Ben Blushi janë përplasur mes tyre në akuza dhe kundërakuza.
Ish socialisti e ka cilësuar si bllokuesin e integirmit të vendit Ramën, ndëra kryeministri ka ironizuar jo pak Blushin, duke i thënë se ai di të shkruajë, por jo të lexojë.
Më pas akuzave Blushi i ka shtuar rastin Balili në një variant “alla PD”, duke thënë se Rama nuk e arreston sepse ka frikë se mos prishet koalicioni me LSI-në. Në kundërpërgjigje, Kryeministri ka hedhur një batutë drejtuar ish deputetit të PS….
“Më kujtohet kur morën statusin e vendit kandidat dhe më the…. vetëm ti mund tja dilje kësaj…. hajde mohojë ketu tani!”
Blushi është ngritur për të fundit herë në replikë, ka buzëqeshur, por nuk ka kthyer përgjigje për “sfidën” e Ramës.
DEBATI Në INTERPELANCË MES RAMËS DHE BLUSHIT
Blushi nis interpelancën:
“Shqipëria ëstë në një moment të vështirë. Një javë më parë Këshilli i Ministrave të BE-së nuk fiksoi një datë për hapjen e negociatave me vendin tonë, megjithëse qeveria kishte premtuar se kjo do të ndodhte. Ne mendojmë se kjo shtyjre nuk do e favorizojë vendin por përkundrazi do ta dëmtojë atë.
Pesimizmi dhe skepticizmi për procesin e integrimit është rritur dhe do të vijojë të rritet. Shqipëria e vitit 2000 mendonte se do duheshin 15 vjet për tu anëtarësuar. Kanë kaluar këto 15 vite dhe akoma asgjë nuk ka ndodhur. Të paktën do të duhet një dekadë. Tranzicioni ynë po merr aq kohë sa çmori komunizmi! Ata që ishin 20 vjeç në vitet 90’ ndoshta do të jenë në moshë të thyer kur ne të hyjmë në BE! Ky është një fatalitet dhe ky po ndëshkon brezat njëri pas tjetrit, cka është një dramë kombëtare që po i shkakton vendit shumë mund, shumë kohë. Kjo mund të ishte shmangur, nëse shqipëria do të ishte drejtuar ndryshe. Mendoj se sot nuk ka më asnjë alibi dhe asnjë pretendim se ka qenë Eureopa ajo që sna ka pranuar. Europa paragjykon jo shqipërinë, por krimin, ekonominë formale, dhe cilësinë e dobët të bizneseve tona. Kundërshtarët më të mëdhenj të Shqipërisë në BE-në, nuk janë më jashtë vendit, por këtu, në këtë parlament.”- tha Blushi.
Pjesë nga deklarata e Ramës:
Kam marë kërkesë për intepelancë, nga zoti Nardi, zoti Vangjel dhe disa zotërinj të tjerë, dhe lexuesi i intepelancës, zoti Beni. Ata janë të paditur, nuk kanë asnjë informacion për integrimin, siç doli edhe nga parashtrimi që bëri zoti Beni. Nuk duhet të jesh specialist i integrimit, mjafton të kesh pak haber. Sa citova, është shprehje paditurie e grupkërkuesve të intepelancës. Askush nuk mund të priste një datë për integrimin, jo ne, por as Komisioni Evropian që ka bërë një rekomandim.
Kushti dihet, është dhe mbetet vetëm një, fillimi i zbatimit të Vettingut. Këtë e dinë të gjithë, përveç të madhit Sali, dhe këtyre të vegjëlve të oborrit të opozitës, të cilët sot janë mbledhur bashkë për të bërë një interpelancë. Dhe ka një kusht të vetëm, Vettingu, dhe këtë kusht e kanë thënë shkoqur, edhe presidenca e BE, edhe Mogherini, edhe ambsadori i BE në Tiranë që nuk bëri asgjë tjetër vetëm përsëriti, Vettingu, Vettingu, Vettingu… Edhe ministri gjerman për çështjet evropiane e përsëriti dje. Atëherë për çfarë është thirrur kjo intepelancë urgjente. Këta kanë hallin e datës së zgjedhjeve, sepse kujtojnë se do të shkojnë krenarë duke treguar thasët e baltës, duke bërë luftë me baltën e Saliut… se kush do bëjë më shumë, aqsa janë bërë njësoj, nuk dallohen dot as nga Saliu. Vijnë këtu të enjten, o burra të hedhim baltën përpara Saliut.
Doni datë ju? Hajdeni këtu, keni kohë të merreni me mua dhe qeverinë! Hajdeni këtu dhe drejtojini anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Nëse doni datë për çeljen me negociatat, hajdeni këtu dhe minimumi të paktën në këtë çështje, mos gënjeni, se gënjeni sikur këndoni! S’ka shans që shqiptarët t’i hanë këto broçkulla dhe në këtë garë se kush i hedh më shumë baltë qeverisë.
Zoti Beni! E kanë nxjerrë shqipërinë, veç, jashtë pranverës 2018, që është lënë si afat për të rikonsideruar projektin e zgjerimit, ne presim, në cdo moment, që të vish, pra komisioni të vijë me një raport, ku t’i thotë këshillit, po vettingu ka filluar të zbatohet, zbatimi i deritanishëm është i mjaftueshëm… dhe ata të japin datën…!
Për të tjerat këtu jemi!
Blushi: Nuk arrestoni Balilin se keni frikë se ju prishet koalicioni me LSI, problem inkriminimi i Ramës jo Vettingu
Deputeti Ben Blushi i’u përgjigj me ashpërsi deklaratave ironizuese të kryeministrit Rama nga foltorja e parlamentit. Ai akuzoi ashpër kryeministrin duke përdorur të njëjtët argumenta si ato të opozitës se Rama është i kapur nga kriminelët.
Pjesë nga fjala e Blushit:
Ti nuk je i paaftë vetëm për shkak të detyrës, ti je i paaftë dy herë se nuk kupton veten tënde. Çfarë the ti, që kjo intepelancë nuk është urgjente. Po kush është urgjente, shkarkimi i Elvis Roshit dhe mbrotja e tij, dalja nga burgu e Lulzim Berishës, bllokimi i dekriminalizimit, këto janë urgjencat e tua? Kam një pyetje për ty meqë fole për Vettingun. Në qoftë se Gjykata Kushtetuese sot vendos se Vettingu zhbllokohet, a hapen negociatat nesër, pasnesër, në pranverë, në vjeshtë? Sigurisht që jo edhe nëse gjykata e zhbllokon pasi gjykata nuk merr vendime politike që duhet t’i marrë qeveria. Një njeri vrau 5 vetë para disa viteve. Doli nga burgu me kërkesë të bashkisë së Durrësit, pasi sipas saj do rehabilitohej me punë publike. Me këtë vendim ai u lirua, dhe vendimi mban emrin e Vangjush Dakos, shokut tënd. Çfarë lidhje ka Vettingu me faktin që Vangjush Dako ndërhyn për të nxjerrë nga burgu një njeri që ka vrarë 5 vetë. Nuk e bllokon Vettingu këtë faktin që Vangjush Dako nxjerr një kriminl për të shkëmbyer votat në natyrë.
Prokuroria tha se Elvis Rroshi duhet të shkarkohet, pse e mban ti në detyrë Elvis Rroshin. Ai firmos akoma për qytetarët e Kavajës,. Ti e ushqen me tendera për të shëmtuar Kavajën. Pse e mban në punë, se e ke shok. Ja pra, kta na qeversin, ndaj nuk ka datë për negociatat. Pse bota nuk e di ça bën ti, Elvisi, Frroku, Ndoka..Vettingu s’mund t’i kapi për sa kohë ti i mbron. Nuk është vetëm kaq ajo që ke bërë ti. Kë ndërhyrë për të nxjerrë vrasës nga burgu dhe i ke sjellë në Parlament. Pse nuk arrestohet Klement Balili? Nuk arrestohet se ai është i LSI thonë këta, dhe po u arrestua koalicioni rrënohet dhe bie qeveria. Kjo është qeveria juaj, e Balilëve, Roshëve dhe shokut Edi.
Replikon Rama: Kur morëm statusin e vendit kandidat, më the vetëm ti mund t’ja dilje… hajde mohoje këtu tani!
Zoti Nardi e kuptoj që ke të drejtë të jesh i zhgënjyer… herës tjetër mos ja delego zotit Beni të drejtën për të deleguasr mendimin… edhe zoti Vangjeli duket i zhgënjyer
Sikur të mos kishit figurën dhe zërin, cfarë dallimi do kishte Saliu nga Zoti Beni. Pqërdori edhe atë shprehjen e Saliut, jua them unë… e dëgjuat? Si Saliu, që thot e dini ju këtë? Jua them unë.
Një gjë dembel zotin benin kam njohur. Të gabosh është njerëzore, të insistosh në gabim është djallëzorë. Këtu zoti Beni dhe Saliu janë njësoj. Më vjen për zotin Vangjeli dhe zotin Nardi që deshën të folin për integrimin.
Ndërkohë që zoti Beni e harron që ishte kjo qeveri që i dha vendit statusin e vendit kandidat. Pooo, zonja Jozefinë. Do mbrosh edhe zotin Beni ti tani? Më dëgjo, mbaj zotin Saaliu, se ai të paktën nuk të lë në rrugë, zoti Beni të lë në rrugë.
Më kujtohet kur morën statusin e vendit kandidat dhe më the…. vetëm ti mund tja dilje kësaj…. hajde mohojë ketu tani!
Replikon Blushi: Ke firmosur më pak shkresa, sesa unë kam bërë libra!
Ishe qesharak për veç të tjerave. Unë nuk dua të humb kohën me ty. Çështja e integrimit është themelore dhe vetëm një amzhorancë amatorësh mund ta marri kaq pak seriozisht. Integrimi ëhstë bllokuar për shkak të krimit, korrupsionit, varfërisë, emigracionit, cënimit të gjykatave nga qeveria, mungesa e investimeve dhe sigurit kanabizimi i vendit. Ti në këtë parlament ke dhënë bilanc gallatë. Çdo qeveri ka një bilanc, si e gjeti vendin dhe si e lë. Ke më pak borxh publik, jo. Janë më shtrenjtë ilacet apo më lirë? Janë më shtrenjtë.
Nga një parcelë, jemi kthyer në komb që mbjell kanabis.
Je totalisht i paaftë. Je i paaftë për të qeverisur. Dua ta mbyll duke të thënë diçka. Ti në fakt ke shmë probleme, po edhe në të gjitha to bashkë, je dembel. Dhe akoma nuk ke arritur dot të firmosësh aq shumë shkresa saç kam shkruar unë. Akoma nuk i ke aq shkresa sa kam unë libra. Por për fat të keq, shkresat që firmos janë dëm i madh për vendin, dhe ky është dëmi më i madh në 25 vite.