Një djalë 12 vjeçar nga Manchesteri, është arrestuar pasi që dyshohet që ka përdhunuar një djalë 8 vjeçar.
Oficerë të trajnuar kanë folur me djaloshin, dhe tani ka filluar një hetim për këtë tentativë përdhunimi, raporton Manchester Evening News.
12 vjeçari që nuk i’u tregua identiteti për arsyje ligjore, është liruar me kusht në pritje të hetimeve të tjera.
“E kuptojë që ky incident do të shkaktojë shumë ankth dhe shqetësim në komunitetin tonë, dhe gjithashtu e di që do të ketë shumë spekulime për atë se çfarë ka ndodhur”, është shprehur detektivi, Carol Hobson.