• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çfarë kërkojnë bektashinjtë, çfarë promovon Rama dhe çfarë fantazojnë shqiptarët

by Mero Baze
25/09/2024 21:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

E vetmja gjë pozitive që shkaktoi bërja publike e propozimit të Edi Ramës për sovranitetin e Urdhrit Bektashi për t’iu njohur përfaqësimi ndërkombëtar i këtij sekti fetar me qendër në Shqipëri, ishte se prodhoi shumë humor. Ky ishte testi i parë i tolerancës së shoqërisë shqiptare dhe dashamirësisë së tyre ndaj bektashinjve shqiptarë.

Përtej kësaj, bektashinjtë shqiptarë këto ditë kanë marrë perisper gjithë mllefet që ekzistojnë në Shqipëri ndaj Edi Ramës që nga kundërshtarët politik, oponentët kulturorë të tij, fetarë po e po, e mbi të gjitha trullosjen e një pjese të opinionit publik nga ideja e krijimit të një shteti brenda shtetit shqiptar.

E vërteta është se bektashinjtë shqiptarë, në vite kanë kërkuar t’u njihet përfaqësimi ndërkombëtar i Kryegjyshatës Botërore me seli në Tiranë. Pra me zhvendosjen e tyre nga Turqia në Shqipëri, Selia e Kryegjyshatës Botërore në Tiranë është konsideruar si qendra e bektashinjve në botë, që do të thotë se Kryegjyshi i Selisë Bektashiane në Tiranë ka qenë Kryegjyshi i botës.

Siç e pranon vet Selia e Kryegjyshatës, të gjitha shtetet ku ka bektashinj, përjashto Iranin zyrtar që i lufton dhe aty ku janë, ja kanë njohur këtë legjitimitet.

Por shteti shqiptar nuk ka bërë ndonjë akt formal për t’i njohur Selisë Bektashiane në Tiranë përfaqësimin ndërkombëtar të bektashinjve.

Aktualisht Selia e Kryegjyshatës në Tiranë ka ndikimin e vet tek bektashinjtë në Kosovë, Maqedoni të Veriut, Turqi dhe SHBA. Madje në SHBA, Teqeja e Baba Rexhepit në Detroit është një nga qendrat që ka mbajtur gjallë bektashizmin në SHBA dhe ka luajtur dhe një rol politik lidhur me raportet me shtetin amerikan.

Këtë po kërkojnë bektashinjtë. Këtë i kanë kërkuar qeverisë shqiptare që nga vitit 1991 e më pas.

Ka pas një rezistencë formale për shkak të ndikimit të madh që ka pasur Komuniteti Mysliman në politikën shqiptare, dhe një përpjekje për t’i asimiluar ata brenda tyre. Kjo pasi realisht bektashinjtë janë feja më e përhapur në Shqipëri, pasi janë shumicë brenda komunitetit të besimit mysliman.

E di që shifrat janë gjithkund shkak për debate, por kjo është e vërteta. Kaq po kërkon Kryegjyshata. T’i njihet statusi i përfaqësimit ndërkombëtar të bektashinjve. Nuk bëhet fjalë për shtet me kufij, me territore, dogane apo polici. Bëhet fjalë për një urdhër sovran që qeveria shqiptare i njeh legjitimitetin bazuar në statutin e tij. Ajo pastaj ka autoritetin e vet mbi Teqetë në mbarë Shqipërinë dhe vende të tjera që ja njohin këtë autoritet.

Çfarë promovoi Edi Rama?

Edi Rama nuk bëri asgjë më shumë, se sa atë që di të bëjë më mirë si agjent marketingu në politikë. Ai çuditi njëherë të huajt me këtë gjë, zuri faqen e parë të Neë York Times dhe pastaj xhindosi gjithë shqiptarët, “me shtetin” e ri. Dhe e la fantazinë të shëtiste breg më breg, pasi në këto kohë të vështira nuk ka gjë më të mirë se sa t’u gjesh nga një lodër budallenjve të lozin.

Edhe Berisha që u duk se e mbajti veten, kur e pa se nuk bëhet fjalë për shtet, por për diçka konkrete që vet e ka refuzuar ta bëjë, shpërtheu dhe tentoi të bëjë atë që dhe ai di ta bëjë më mirë se të gjithë të tjerët, të ndezë urrejtjen fetare të myslimanëve ndaj bektashinjve.

Dhe kjo ka bërë që shoqëria shqiptare këtë javë të flejë e të zgjohet me Baba Mondin, i cili nga ana e vet i ka këput një gjumë të thellë për të mos dëgjuar këta “të vdekshmit” e tokës por duke ruajtur lidhjet vetëm me të Plotpushtetshmin atje lart.

Siçc e thashë që në fillim, e vetmja gjë pozitive është se në gjithë këtë histori, të sharat i ka marrë vetëm Rama, kurse Baba Mondi ka marrë plot meme me humor dhe ka zgjuar një hare kombëtare, pasi e shikojnë si shtetar të konkurueshëm.

Problemi është i thjeshtë. A është gati shteti shqiptar t’i japë Kryegjyshatës Botërore me seli në Tiranë statusin formal që ka si selia e gjithë bektashinjve që janë në botë apo jo?

E ka pas këtë status në Turqi, kur janë zbuar dhe kanë ardhur në Shqipëri në vitet ‘20. E kanë trashëguar këtë status moralisht dhe shpirtërisht. Thjesht po kërkojnë kredenciale shtetërore nga shteti shqiptar për këtë.

Mos kërkoni shembuj të ngjashëm. Na ka rastis që ata kanë ardhur në Tiranë dhe nuk kanë shkuar në ndonjë shtet tjetër.

Ndërsa Kisha ortodokse është e copëzuar në disa qendra autoriteti me sinodet e tyre, Kisha katolike është e përqendruar vetëm në Vatikan, myslimanët janë tërësisht të decentralizuar në autoritetin e tyre fetar, bektashinjtë ashtu si katolikët kanë një seli qendrore, kryegjyshatën që është në Tiranë. Kaq është ngjashmëria me katolikët.

Nuk e ka sjell Edi Rama selinë në Tiranë. kanë ardhur në kohën e Ahmet Zogut, dhe ai i ka përkrahur duke u dhënë dhe prona, i ka pranuar Enver Hoxha, dhe gjithë qeveritë më pas, u kemi dhënë prona, disa prej të cilave pas viteve ‘90 ja kemi plaçkitur, si rasti i Ksamilit, ku ka fut duart dhe familja Berisha. Tani ata kërkojnë një letër që atë që ua kanë njohur besimtarët në shumë shtete, t’ua njohë dhe shteti shqiptar.

Ndaleni tërbimin.

Bektashinjtë po t’i gërvishësh pak janë kristianë, dhe po t’i veshësh trashë duken myslimanë. Për hirë të së vërtetës, ata respektohen më shumë nga ortodoksët se nga myslimanët. Këta të fundit natyrisht janë më të zemëruar me ta, por nuk është sherr i tanishëm, ka 700 vjet. Tani ata po kërkojnë t’u certifikojmë identietin e tyre paqësor.

Sa i përket kontributit për shtetin shqiptar, ata janë në krye të çdo liste. Nëse kur ka ardhur puna për Shqipërinë, Kisha ortodokse pyet ndonjëherë Athinën, Kisha katolike pyet ndonjëherë Vatikanin, Komuniteti Mysliman merr leje në Stamboll, vetëm bektashinjtë kanë vendosur me zemrën e tyre për Shqipërinë.

Pjesa tjetër është humor dhe mllef politik që lidhet me Edi Ramën, jo me bektashinjtë.

Next Post
“Dashuria më e madhe e jetës time”, dedikimi i ndjerë i vajzës për babanë që qëlloi pa mëshirë mbi të, nënën dhe vëllezërit e saj

“Dashuria më e madhe e jetës time”, dedikimi i ndjerë i vajzës për babanë që qëlloi pa mëshirë mbi të, nënën dhe vëllezërit e saj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Seri përmbysjesh, Interi i papërmbajtshëm, mposht me 5 gola Udinezen pas disavantazhit 0-2

Seri përmbysjesh, Interi i papërmbajtshëm, mposht me 5 gola Udinezen pas disavantazhit 0-2

September 15, 2026
Maran bën rreth 50 ftesa për Kombëtaren, mes tyre edhe 3 lojtarë të Dinamo City! Lista zyrtare zbulohet më 18 shtator, emrat surprizë që priten

Maran bën rreth 50 ftesa për Kombëtaren, mes tyre edhe 3 lojtarë të Dinamo City! Lista zyrtare zbulohet më 18 shtator, emrat surprizë që priten

September 15, 2026
Nis dhe lufta hapësinore, SHBA pranon se ka armë në orbitë: Rusia dhe Kina konsiderohen kërcënimet kryesore!

Nis dhe lufta hapësinore, SHBA pranon se ka armë në orbitë: Rusia dhe Kina konsiderohen kërcënimet kryesore!

September 15, 2026
VIDEO / Doli nga burgu me leje, dalin detaje dhe pamje nga ngjarja ku u përfshi Alket Rizai

I dënuar përjetë për krime të rënda, mister mbi 16 lejet e burgut ndaj Alket Rizait në Greqi! Nga arratisjet spektakolare, tek…

September 15, 2026
Zbulohet planeti 23 herë më i madh se Toka, sfidon dhe teoritë për formimin e tyre!

Zbulohet planeti 23 herë më i madh se Toka, sfidon dhe teoritë për formimin e tyre!

September 15, 2026
Sa naftë po kalon nëpër Hormuz? Pse të dhënat nuk përputhen me pretendimet e SHBA-së -

Huthët sulmojnë Arabinë Saudite me raketa dhe dronë, rritet frika për përshkallëzim të konfliktit në Lindjen e Mesme

September 15, 2026
Tension në Lindjen e Mesme, Emiratet e Bashkuara Arabe rrëzojnë dy dronë të lëshuar nga Irani

Incident pranë territorit të NATO-s, avionët luftarakë rrëzojnë një dron mbi Lituani, dyshohet se ishte rus!

September 15, 2026
Plot me turistë, Rama publikon pamjet nga Thethi: Magjia mes Alpeve Shqiptare

Nga alpet e Thethit, te lashtësia e Linit! Revista franceze jehonë Shqipërisë turistike: Ja 9 mrekullitë që duhet t’i vizitoni të paktën një herë

September 15, 2026
Taksë e re për naftën/ Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash, qytetarët do të paguajnë sërish për karburantet

Ndër më të shtrenjtat në kontinent! Nafta në Shqipëri kushton 2.6 herë më shumë se mesatarja e gjithë Europës, krahasuar me fuqinë blerëse!

September 15, 2026
Dita e sotme me alternime vranësirash, në disa zona do ketë prezencë reshjesh

Ulen temperaturat, vranësira dhe reshje në zonat malore! Parashikimi i motit për sot, 15 shtator 2026

September 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com