• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ish-kryeministri: Mospajtimet mes Tiranës dhe Prishtinës të sheshohen në takime të mbyllura

by A R
25/09/2024 22:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Mospajtimet mes Tiranës dhe Prishtinës duhet të sheshohen në takime të mbyllura dhe të arrihet gjuha e përbashkët për të ecur para”, kështu është shprehur ish-Kryeministri Avdullah Hoti sa i takon raporteve mes dy vendeve.

Hoti theksoi se zyrtarët në Prishtinë harrojnë që Tirana është zëri i Kosovës në të gjitha tryezat ndërkombëtare ku nuk është pjesë dhe se është për keqardhje që për dy vite rresht nuk mbahen mbledhje të përbashkëta mes qeverive.

Avdullah Hoti, ish-Kryeministër i Kosovës: Unë nuk doja të fokusohesha të identifikoj fajtorin për këtë situatë, por ajo që është për keqardhje që për dy vite rresht nuk mbahen mbledhje të përbashkëta mes qeverive, një mekanizëm shumë i mirë për të koordinuar vendimmarrjen në të dyja shtetet. Besoj që zyrtarët në Prishtinë po harrojnë që Tirana është zëri ynë në të gjitha tryezat ndërkombëtare ku ne ende nuk jemi pjesë. Mospajtimet mes Tiranës dhe Prishtinës duhet të sheshohen në takime të mbyllura dhe të arrihet gjuha e përbashkët për të ecur para. Gjendja në të cilën jemi tani në mungesë të një komunikimi efektiv dhe kthimi i këtij komunikimi mes Tiranës dhe Prishtinës përmes protokolleve, unë mendoj që është për keqardhje dhe besoj që do të marrë fund së shpejti.

Lidhur me çështjen e hapjes së Urës së Ibrit, Hoti u shpreh se Kosova ka të drejtë në qëndrimin që mban, por kur këto çështje kthehen në funksion të agjendës së brendshme elektorale, dëmtojnë vendin.

Avdullah Hoti, ish-Kryeministër i Kosovës: Plot çështje në veri dhe në pjesë të tjera të Kosovës sa i takon integrimit të komunitetit serb brenda institucioneve të Kosovës u hoqën nga tavolina e dialogut në Bruksel. Ka pasur disa marrëveshje dhe për Urën e Ibrit dhe çështje të tjera sa i përket integrimit të komunitetit serb brenda institucione dhe shoqërisë dhe ekonomisë në përgjithësi. Mua më vjen keq të shoh që ata tema hapen përsëri. Kosova ka plotësisht të drejtë në veprimet që ndërmer, por gjërat janë më të komplikuara. Dëmi po i bëhet vendit kur këto tema të ndjeshme kthehen në funksion të agjendës së brendshme elektorale.

Ndërkohë sa i përket zgjedhjeve të 9 Shkurtit 2025 në Kosovë, Hoti shprehet se janë në rrugë të mirë për të kthyer besimin e qytetarëve dhe se po punojnë që të fitojnë këto zgjedhje.

/a.r

Next Post
U zhvatën masivisht gjatë ‘demokracisë’, zbulohet numri i pronave që iu morën ushtrisë shqiptare

U zhvatën masivisht gjatë 'demokracisë', zbulohet numri i pronave që iu morën ushtrisë shqiptare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Do bashkohen me opozitën? The Guardian: Partitë arabe mund të rrëzojnë Netanyahun!

Do bashkohen me opozitën? The Guardian: Partitë arabe mund të rrëzojnë Netanyahun!

November 2, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 3 Nëntor 2026

November 2, 2026
A do tronditet presidenca Trump? Demokratët synojnë kontrollin e Kongresit dhe Senatit

A do tronditet presidenca Trump? Demokratët synojnë kontrollin e Kongresit dhe Senatit

November 2, 2026
NATO zhvillon në Letoni stërvitjet më të mëdha të dislokimit të brigadave pranë kufijve me Rusinë dhe Bjellorusinë

NATO zhvillon në Letoni stërvitjet më të mëdha të dislokimit të brigadave pranë kufijve me Rusinë dhe Bjellorusinë

November 2, 2026
Rama kundër SPAK-ut, Berisha është vetëm një grusht kripë më shumë në det

Valsi i fundit i Orban me Vuçiç, po me Ramën çfarë do të ndodhë?

November 2, 2026
Dy ndryshime të reja për pensionet në Shqipëri duke filluar nga 1 janari 2027

Dy ndryshime të reja për pensionet në Shqipëri duke filluar nga 1 janari 2027

November 2, 2026
Analiza/ Beteja për Kongresin, test për Trumpin

Analiza/ Beteja për Kongresin, test për Trumpin

November 2, 2026
Iotova fiton balotazhin! Kush është Presidentja pro-ruse e Bullgarisë

Iotova fiton balotazhin! Kush është Presidentja pro-ruse e Bullgarisë

November 2, 2026
Zgjedhjet në 5 bashki, KQZ njofton hapat për plotësimin e fletës së votimit

Shkelje me financimet e fushatës së 11 majit, Celibashi kërkon gjoba deri në 2 milionë lekë për 13 parti (LISTA)

November 2, 2026
Berisha pranon ndikimin në bojkotin e universiteteve dhe gjimnazeve: Të rinjtë demokratë luajtën rol të madh

Berisha pranon ndikimin në bojkotin e universiteteve dhe gjimnazeve: Të rinjtë demokratë luajtën rol të madh

November 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In