Ministria e Brendshme njofton se fondi prej 450 milion lekësh i miratuar për qeveria për dëmshpërblimin e 2.498 familjeve, banesat e të cilave janë dëmtuar nga fatkeqësi të ndryshme në vite, i kaloi për shpërndarje 18 njësive vendore.
Me një urdhër të firmosur nga ministri Tahiri, për shkak të kohës së shkurtër deri në mbylljen e vitit buxhetor, Bashkive u kërkohet të marrin masa urgjente për njoftimin e familjeve përfituese dhe kryerjen e pagesave, deri në datë 30 Dhjetor 2016.
Gjithashtu në njoftimin për media, Ministria e Brendshme rikujton çdo kryefamiljar se duhet të ketë të hapur një llogari bankare në një bankë të nivelit të dytë, në të cilët njësia vendore do derdhë shumën e dëmshpërblimit./a.k