Kryeministri Edi Rama ka ftuar sot të gjithë deputetët dhe aleatët parlamentarë në një darkë me rastin e Vitit të Ri.
“Zonja dhe Zotërinj Deputetë, Zonja dhe Zotërinj Ministra, Me rastin e festave të fundvitit, një darkë gala do të shtrohet në nder të deputetëve dhe ministrave të koalicionit qeveritar, me pjesëmarrjen e Kryetarit të Kuvendit, Z. Ilir Meta, Kryeministrit, Z. Edi Rama dhe Zv/Kryetarit të Kuvendit, Z. Shpëtim Idrizi, në Pallatin e Brigadave, ditën e mërkurë, 21 dhjetor 2016, ora 19.30. Ftesa vlen edhe për bashkëshortët. Do t’ju lutesha të konfirmonit pjesëmarrjen tuaj me apo pa bashkëshort”, thuhet në njoftimin që u ka mbërritur deputetëve dhe ministrave.
ma.me