Pas tentativës për vrasje me eksploziv ndaj Gentian Bejtjës më 19 shtator të këtij viti, prokuroria ka sjellë rezulatetet e hetimit 3 mujor. Nëntë persona janë arrestuar nga policia dhe një tjetër është shpallur në kërkim në lidhje me atentatin në qytetin e Krujës. Të arrestuarit janë Edison Pula, Edison Bami, Arjan Ademi, Fadjol Anamali, Muharrem Sheta, Ilir Caca, Kaludi Ismailaja dhe Astrit Rryçi.
Ndërsa Oltjon Caca është shpallur në kërkim.Gentian Bejtja, i cili mbeti i plagosur pas një atentati me eksploziv në automjetin e tij, nuk ka qenë emër i panjohur për policinë. I riu nga Larushku, rezulton person me precedentë penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër personit dhe pronës, por ndonëse është arrestuar disa herë ka arritur t’i shpëtojë burgut.
Ndërkohë, emri i Gentianit është lakuar edhe gjatë hetimeve për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj, pasi ai u dyshua si një nga autorët e vjedhjes së makinës nga e cila u vra Lamaj, në shkurt 2013. Ai bashkë me Enver Stafukën, u akuzuan për vjedhjen e mjetit tip ‘BMW’, e cila u përdor nga. Enver Stafuka u rrëmbye para një viti nga 4 persona të veshur me uniforma policie, ndërsa nuk dihet ende fati i tij.
ma.me