Kryetari i Grupit Parlamentar i LSI-së Petrit Vasili, në një deklaratë për mediat, thekson se mbështet zbatimin e ligjit e dekriminalizimit.
Sipas Vasili, dekriminalizimi është një standard i panegociueshëm i LSI-së dhe para ligjit të gjithë janë të barabartë.
“Mbështetje të plotë për zbatimin e ligjit për dekriminalizimit. Përpara ligjit të gjithë janë të barabartë. Dekriminalizimi është një standard i pa negociueshëm për Lëvizjen Socialiste për Integrim”,- theksoi Vasili.
Duke theksuar rëndësinë që ka zbatimi i ligjit për dekriminalizimin, Vasili nënvizoi se ky ligj është garancia për suksesin e reformës në drejtësi dhe për zgjedhjet e lira dhe të ndershme.
“Dekriminalizimi i plotë është garanci për reformën në drejtësi. Zbatimi i këtij ligji është premisa bazë për zgjedhjet e lira dhe të ndershme”, – tha kryetari i grupit parlamentar të LSI-së./a.m.