Kritikat ndaj restorantit, i cili është i vendosur në ndërtesën e Trumpit në New York (Manhattan), e që është publikuar në faqen e internetit të revistës “Vanity Fair”, shkaktoi një reagim prej presidentit të ri të SHBA-së nëpërmjet Twitter.
“Restaurant Grill i Trump ndoshta është restoranti më i keq në Shtetet e Bashkuara,” ishte titulli i shkrimit nga gazetarja Tina Nguyen e cila nuk është ndonjë kritike gastronomik, por gazetare politike e “Vanity Fair”.
Restoranti është në katin nëndhe të “Trump Tower”, në fund të atriumit pesë metra të lartë, dekoruar me mermerin italian rozë.
Turistët janë mysafirët e tij kryesorë, kurse restornti ka një çmim të përballueshëm për atë pjesë të qytetit, me një menu që shkon mesatarisht 28 USD për pjatë, ku dominon antipasta, gjërat e brumit dhe ëmbëlsirat.
Në artikull gazetarja ka thënë se mishi ishte i cilësisë së dobët dhe i papjekur, të skuqura që nuk mund të hahen, ëmbëlsirë mjaft e ngrirë, kokteje të çuditshme … Tina Nguyen shkruan se pati një ndjenjë se po hante “mbetjet e një vakt të një njeriu të pasur.”
Donald Trump ka reaguar shpejt për këtë artikull. Edhe pse ai nuk përmend direkt kritikat ndaj restorantit të tij, i erdhi keq që shikoi veten e tij në “Vanity Fair”, ndaj u përgjigj me Tëitter.
“A i ka parë dikush shitjet e dobëta dhe të ardhurat e Vanity Fair. Një rënie e madhe, shqetësime të mëdha, vdekje. Drejtori Greydon Carter, nuk ka talent, ai me sa duket duhet të shkojë”, ka shkruar presidenti i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara, përgatiti BETA. (b.an)