Dy djem në Shkodër prej pesë ditësh rezultojnë të zhdukur pa adresë.
Gjatë ditës së djeshme D.A., 22 vjeç dhe Gj.L., 50 vjeç, banues në Shkodër, u paraqitën në polici për të denoncuar largimin nga pabesa të vëllait dhe djali, konkretisht E.A., 16 vjeç dhe E.L.,15 vjeç.
Noa.al mëson se dy familjarët thanë para uniformave blu se dy adoleshentët ishin shokë me njeri tjetrin.
Ata kishin humbur çdo kontakt me familjet përkatëse më 16 dhjetor dhe që nga ajo ditë nuk dihet se ku ndodhen.
Në denoncimin e bërë ditën e djeshme në polici, u tha se fillimisht dy familjet kërkuan privatisht për t’i gjetur por pa rezultat, prej tyre nuk kishte asnjë gjurmë.
Për shkak të shqetësimit se dy të rinjve mund t’u ketë ndodhur ndonjë gjë e keqe, dy familjarët janë paraqitur në polici për të kërkuar ndihmë.
Pas denoncimit të dhënë ndaj tyre, policia nisi hetimet për kapjen e tyre./a.k