Paolo Tramezzani, ndihmës trajneri i De Biasit do të largohet nga Shqipëria. Tramezzani do të vijojë karrierën sportive në kampionatin zviceran të futbollit. Paolo Tramezzani do të jetë trajneri i ri i skuadrës së Luganos. Lajmi nuk është zyrtarizuar ende por sipas mediave italiane kjo është vetëm çështje kohe. 46-vjeçari do duhet të zgjidhë kontratën me FSHF dhe RAI e të largohet nga Shqipëria dhe të takohet me udhëheqësit e bardhezinjve për të nënshkruar marrëveshjen e cila mendohet se do të jetë për 2 vite e gjysme.
ma.me