• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Policia i publikon foton si grabitës i bankës, i dyshuari shkon vetë në komisariat për sqarim

by Java News
20/12/2016 13:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Personi i nxjerrë në foto nga policia si autor i mundshëm i grabitjes në degën e bankës te 21 Dhjetori është paraqitur në komisariat për të dhënë sqarime.
Bëhet fjalë për shtetasin E., Kodra, i cili i ka shpjeguar policisë se ai ka qenë te banka vetëm për të tërhequr pará nga bankomati.
Një ditë pas grabitjes së një banke të nivelit të dytë pranë zonës së “21 dhjetorit” në Tiranë, policia zbuloi imazhin e një personi duke shtuar se është një nga autorët, por pak orë pasi fotoja e tij bëri xhiron e mediave, ky person paraqitet në polici dhe mohon të ketë lidhje me grabitjen.
“Shkova tek bankomati për të marrë lekët. S’kam lidhje me grabitjen”.
Në foton e servirur nga policia personi ndodhet pak metra larg hyrjes së bankës, i pamaskuar, i veshur me një xhup lëkure ngjyrë kafe. Burimet pohojnë se fotoja e shkëputur nga filmimet e kamerave të sigurisë është realizuar pak minuta para grabitjes.
Në filmimet e kamerave të sigurisë dallohen dy grabitësit e armatosur dhe të maskuar, të cilët u larguan me motor.
Nga verifikimi i materialeve, rezulton se grabitësit u larguan pasi në bankë ra alarmi, pa mundur të hapin kasafortën. Në video duket momenti kur grabitësit largohen me shpejtësi në një rrugicë në pjesën e pasme të bankës.
Njëri prej grabitësve mban të veshur një xhup kafe, ndërsa tjetri të zi.
Në momentin e hyrjes në bankë ata mbanin shall dhe kapele për të mos u identifikuar, ndërsa brenda bankës kanë lënë edhe pistoletën me të cilën kërcënuan rojën.
Dy grabitësit morën paratë e kasës, pa mundur të arrinin te kasaforta, ndërkohë që harruan brenda edhe një armë.
BW/d.i.

d.i.

Next Post
(FOTO) Bisha e rrugës, Lamborghini prezanton supermodelin Aventador S

(FOTO) Bisha e rrugës, Lamborghini prezanton supermodelin Aventador S

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Me Ramën Shqipëria në majën më të lartë të historisë”- Fjalimi në OKB, Balla: Vlerësime nga BE dhe SHBA! Propaganda e baltës politike s’e ndal rrugën evropiane

“Me Ramën Shqipëria në majën më të lartë të historisë”- Fjalimi në OKB, Balla: Vlerësime nga BE dhe SHBA! Propaganda e baltës politike s’e ndal rrugën evropiane

September 25, 2026
Bellingham shpallet ‘Lojtari i Vitit’ në Angli: Është një nder

Bellingham shpallet ‘Lojtari i Vitit’ në Angli: Është një nder

September 25, 2026
Zelensky paralajmëron: Rusia ka zgjeruar sulmet për të goditur qendrat e të dhënave të Ukrainës!

Zelensky paralajmëron: Rusia ka zgjeruar sulmet për të goditur qendrat e të dhënave të Ukrainës!

September 25, 2026
Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët: Mijëra njerëz janë zhvendosur për shkak të konfliktit në Jemen

Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët: Mijëra njerëz janë zhvendosur për shkak të konfliktit në Jemen

September 25, 2026
“Trump ka të drejtë, zhvillimi i AI nuk duhet të ndalet”- Rama në OKB: Por na nevojitet Inteligjencë Artificiale e verifikueshme dhe transparente

“Trump ka të drejtë, zhvillimi i AI nuk duhet të ndalet”- Rama në OKB: Por na nevojitet Inteligjencë Artificiale e verifikueshme dhe transparente

September 25, 2026
A do të zbulojë mistere? Bill Gates do të dëshmojë në kongres për dosjen Epstein

Bill Gates: Inteligjenca artificiale mund të shkaktojë vdekjen e 1 miliard njerëzve!

September 25, 2026
Aeroporti i Milano Malpensa merr emrin e Silvio Berlusconi, e bija e ish-kryeministrit të ndjerë: Krenari e madhe

Aeroporti i Milano Malpensa merr emrin e Silvio Berlusconi, e bija e ish-kryeministrit të ndjerë: Krenari e madhe

September 25, 2026
Rama në OKB: Shqipëria po ndërton një “pasqyrë dixhitale” kundër manipulimit dhe gënjeshtrave!

Rama në OKB: Shqipëria po ndërton një “pasqyrë dixhitale” kundër manipulimit dhe gënjeshtrave!

September 25, 2026
“Keni dëgjuar për ‘Revolucionin e Flamingove’?”- Rama nga salla e OKB: Zemërimi u shndërrua në mobilizim, narrativa e fabrikuar në realitet politik (VIDEO)

“Keni dëgjuar për ‘Revolucionin e Flamingove’?”- Rama nga salla e OKB: Zemërimi u shndërrua në mobilizim, narrativa e fabrikuar në realitet politik (VIDEO)

September 25, 2026
Zgjedhja e 3 anëtarëve të rinj të KLGJ-së, vendimi nga mbledhja e përgjithshme: Të kemi kërkesa gjykata dinjitoze, nuk është luks!

Zgjidhet edhe anëtari tjetër i KLGJ-së, Fatri Islamaj fiton përballë Igerta Hysit!

September 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com