Zinedine Zidane vazhdon të shkruajë historinë me Real Madridin. Real Madridi i Zinedine Zidane, është skuadra e vetme në top pesë ligat në Evropë që nuk din për humbje kete edicion dhe tani do të tentojë të thyejë rekordin e Real Madridit të Fabio Capellos, që në sezonin 1996/97 kishte shkuar në 25 ndeshje pa humbje me radhë në një edicion, transmeton Gazeta Express.
Zidane mund ta thyejë këtë rekord të dielën kur të takohet me skuadrën japoneze Kashima në Kupën e Botës për Klube, ndeshje kjo që zhvillohet nga ora 11:30.
Është interesante fakti se nga 25 ndeshjet e para pa humbje, Zidane e Capello regjistrojnë statistika të ngjashme: 18 fitore e shtatë barazime, përcjell Gazeta Express.
Kjo ecuri e Real Madridit të Capellos ishte ndalur nga Barcelona në sfidën e vlefshme për Copa del Rey, ku kishte humbur 3:2, shkruan e përditshmja spanjolle AS.
Se a do ta thyejë Zidane edhe këtë rekord historik të “Los Blancos”, mbetet të shihet gjatë ditës së nesërme, ku Mbretërit janë favoritë të padiskutueshëm për ta fituar trofeun e Kupës së Botës për Klube, çka do të bënte që ekipi i Zidane të shkonte në 26 ndeshje pa humbje këtë edicion në gjitha garat dhe në 37 në përgjithesi duke llogaritur edhe edicionin e kaluar. (b.an)