Prokuroria Themelore në Mitrovicë ende nuk ka lëshuar një fletarrest ndaj zyrtarit serb Marko Gjuriç, i cili të enjten hyri ilegalisht në Kosovë.
Sipas prokurorit, ende nuk ka një kallëzim penal nga ana e Policisë së Kosovës, raporton KTV.
E ndalesat e institucioneve të Kosovës për të hyrë në Kosovë, Marko Gjuriç thotë se nuk do t’i përfillë.
Ai thekson se përreth 14 herë hyri në Kosovë kundër vullnetit të institucioneve të Kosovës dhe se këtë do të vazhdojë ta bëjë edhe në ardhmen, citohet Koha. (b.an)