Ishte shumë në siklet dhe i vinte turp që të shkonte të bënte një vizitë gjinekologjike dhe kjo vonesë kontrolli, bëri që një nënë e re angleze të gjejë vdekjen në moshën 34- vjeçare, për shkak të kancerit në mitër.
Lisa Gould zbuloi se ishte prekur nga kanceri në fazë terminale, pak muaj para se të gjente vdekjen, për shkak se nënvlerësoi për muaj me radhë simptomat, por edhe prej sikletit nga vizita gjinekologjike.
Familjarët e gruas angleze nga Hull, thonë për “Mirror” se ajo shprehej vazhdimisht se jeta nis pas moshës 30- vjeçare, por nuk arriti të jetojë.
Për muaj të tërë ajo kishte ndjerë simptoma të dyshimta, por prej sikletit e shtynte gjithmonë vizitën, deri në momentin kur situata u rëndua dhe u zbulua e vërteta shokuese.
Verën e kaluar, siç shkruan noa.al, nënës së dy fëmijëve mjekët i thanë se i ngeleshin vetëm pak javë jetë dhe në 29 nëntor ajo ndërroi jetë në spitalin “Hull Royal Infirmary”, raporton noa.
Historia e saj po bën jehonë, si formë sensibilizimi për femrat e tjera që të mos neglizhojnë kontrollet mjekësore dhe se jeta vjen para çdo sikleti nga vizitat./a.k