Zbardhen detaje nga vrasja e taksisit 65-vjeçari Idriz Kariqi nga Kavaja, i cili u gjet i therur me thikë, pasi familja e denoncoi të zhdukur një ditë më parë. Nga hetimet mësohet se taksisti është vrarë dhe si i dyshuar për krimin u arrestua nga Policia në kohe rekord një 24-vjeçar nga Gosa e Rrogozhinës. Ai quhet Musa Saraçi. Autori eshte identifikuar nga kamerat e sigurise se spitalit.
Nga hetimet dhe këqyrja e trupit të viktimës rezulton se ai ka marrë 8 goditje me thikë në pjesë të ndryshme të trupit. Policia ka gjetur pranë makinës edhe rrobat e autorit, qe mbante veshur momentin e vrasjes, teksa makina e taksistit ishte braktisur ne nje varreze makinash ne fshatin Gos. Pak ore pas ngjarjes, eshte arrestuar edhe personi qe bleu makinen e taksistit.
Njoftimi i Policise:
Në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Kavajë, ku ka gjetur vdekjen shtetasi I. K. dhe u arrestua autori i dyshuar, shtetasi Musa Saraçi.
Nga hetimet e kryera është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
– Alush Batusha, 45 vjeç, banues në Rrogozhinë.
Ky shtetas pak orë pas ngjarjes, ka blerë nga autori i kësaj vepre penale, automjetin tip “Mercedes Benz”, në pronësi të viktimës kundrejt një shume monetare prej 27 000 lekë, pa mbajtur asnjë dokumentacion që vertetonte pronësine e mjetit.
Në lidhje me ngjarjen janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
– Automjeti tip Mercedes Benz
Materialet i,u kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për veprën penale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”, parashikuar nga Neni 287/b i Kodit Penal.
Flasin familjarët
“Si mund të kryesh një krim për 20 mijë lekë?”. Kete pyetje ngre familja e Idriz Kariqit, taksistit te therur me thike nga nje 24-vjecar, e cila ka hapur dyert e mortit kete mengjes.
Sipas tyre, duke folur per “News24”, denoncimin ne Polici e bene pasi Idrizi nuk ishte kthyer në shtëpi ne orarin qe shkonte gjithnje.
“Ishte Personi që bleu makinën ai qe identifikoi Musa Saracin (autorin). Musai coi policinë në vendin e ngjarjes”, thane familjaret, dhe autori pranoi krimin duke treguar edhe motivet. Qëllimi i vrasjes sipas te afermve ishte grabitja e lekëve.
Prindërit e autorit
Pas ngjarjes së rëndë në qytetin Kavajës, kur një i ri i preu me thikë fytin taksistit 65-vjeçar Idriz Karriqi për t’i marrë makinën, kanë reaguar prindërit e autorit Musa Saraçi. Të shokuar ata thonë se nëse djali i tyre e ka bërë këtë akt, duhet ta pushkatojnë.
“Mbrëmë natën erdhi policia ta marrë djalin. Shteti të marrë masa të rrepta nëse ai e ka kryer këtë krim,” thanë prindërit e 24-vjeçarit për News24. Ata gjithashtu shprehen se nuk ishin në dijeni të faktit se djali i tyre përdorte drogë.
Denoncimi
Policia bën me dije se ngjarja e rëndë raportohet se ka ndodhur me 14 dhjetor 2016 dhe policia u vu në alarm pas denoncimit të familjarëve. Ata u shqetësuan që ai nuk u kthye në banesë pas punës dhe bënë denoncimin.
Policia njofton se rreth ores 09.00 te dates 14.12.2016, shtetasi Idriz Hysen Kariqi në vendin e quajtur sheshi para spitalit Kavaje eshte prenotuar si taksi nga nje person i pa identifikuar dhe pas ketij momenti ka humbur kontaktet me familjaret dhe te afermit. Ne baze te kallezimit te familjareve eshte bere shpallja ne kerkim e shtetasit Idriz Kariqi dhe e mjetit te tij dhe materialet i kane kaluar prokurorise së Kavajës.
Gjetja e viktimës
Mbrëmë, rreth orës 22.00 ne fshatin Greth në Kryevidh në anë të rruges ne disa shkurre taksisti Kariqi eshte gjendur i vrare me thike. Nga puna hetimore është identifikuar autori i kësaj ngjarje, shtetasi Musa Saraci 24 vjec me banim në Gosë Rrogozhinë. /ma.me