Ministria e Drejtësisë u rendit nga amabsadori asmerikan DOnald Lu midis institucioneve që nuk bënë detyrën siç duhet për arrestimin e Klement balilit, i shpallur në kërkim për trafik droge nga autoriteett greke. Pas deklaratës së fortë të ambasadorit Lu, Ministria e Drejtësisë ka publikuar në një deklaratë për mediat kronologjinë e veprimeve të saj për rastin.
KRONOLOGJA E VEPRIMEVE
Me mirëkuptimin që përmbajtja e dokumentave që referohen në këtë përshkrim është sekret dhe nuk mund të publikohen, po paraqesim këtë kronologji të korrespondecës shkresore-zyrtare hyrëse-dalëse të Ministrisë së Drejtësisë mbi çështjen K.Balili.
Këtë kronologji po e rendisim për të sqaruar gjithë opnionin publik mbi veprimet e shpejta të Ministrisë së Drejtësisë të Republikës së Shqipërisë mbi këtë çështje dhe për të shuar çdo spekulim apo dhe aludim që hidhet për këtë histori.
1. Prokuroria e Krimeve të Rënda me shkresë Nr.112/1 prot, datë 11.05.2016 ka kërkuar përcjelljen e “Letër porosisë” për ndihmë juridike, drejtuar autoriteteve greke të drejtësisë. Kjo kërkesë për ndihmë juridike është administruar në Ministrinë e Drejtësisë, protokolluar me Nr.2005 Prot, datë 11.05.2016.
2. Po në të njëjtën ditë, Prokuroria e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë me shkresë Nr.1572/1 prot, datë 11.05.2016 “Ka sjellë transmetimin e materialit për procedimin penal nr.44, të kërkuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda (i njëjti material i sjellë nga Prokuria e Krimeve të Rënda). Edhe kjo shkresë është administruar në MD me nr.2005/1 prot, dt 11.05.2016.
3. Po në të njëjtën ditë, Ministria e Drejtësisë me shkresë nr.2005/2 prot, datë 11.05.2016, i ka përcjellë Ministrisë Greke të Drejtësisë “Letër-Porosinë” e Prokurorisë Krimeve të Rënda”, duke e vënë në dijeni edhe këtë të fundit.
4. Me shkresë Nr.4264KL/6, Prot FKB, datë 17.05.2016 të Ministrisë së Punëve të Brendshme (Zyra Qëndrore Kombëtare Interpol Tirana), ka njoftuar Ministrinë e Drejtësisë dhe ka vënë në dijeni Prokurorinë e Përgjithshme “Mbi shpalljen në kërkim ndërkombëtar nga Interpol-Athina”, po në datë 17 maj 2016 të shtetasit shqiptar K.B, në bazë të Urdhër Arresit nr.FE7698, viti 2016, për veprën penale “Krijim dhe drejtim Organizate Kriminale”, me qëllim kryerjen e veprave penale të parashikuara nga aktet Ligjore për drogën sipas legjislacionit penal Grek. Kjo kërkesë e Interpolit është administruar në Ministrinë e Drejtësisë me Nr.2088 Prot, datë 17.05.2016.
5. Menjëhërë/Urgjentisht në të njëjtën ditë, Ministria e Drejtësisë me marrjen e këtij njoftimi me shkresë nr.2088/1 prot, datë 17.05.2016, ia ka përcjellë Prokurorisë së Përgjithshme dokumentacionin e ardhur nga Interpol Tirana, PËR TË VEPRUAR, në bazë të nenit 38 të ligjit nr.10193, datë 03.12.2009 “Për marrëdhëniet juridiksionale me autoritetet e huaja në çështjet penale”.
6. E njëjta “Letër porosi” e sipërcituar e ardhur në MD nga të dy burimet Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe Prokuroria e Përgjithshme, me shkresë të Ministrisë së Drejtësisë Nr.2005/3 prot, datë 25.05.2016, i është ridërguar Ministrisë Greke të Drejtësisë.
Nga data 25 maj 2016 deri në datë 14 nëntor 2016 në Ministrinë e Drejtësisë nuk ka asnjë letër këmbim tjetër mbi këtë çështje.
7. Më datë 14.11.2016 në Ministrinë e Drejtësisë ka ardhur dhe është regjistruar në Protokoll me Nr.2005/4, datë 14.11.2016 “Materiali i ekzekutimit të letërporosisë”, i përcjellë në rrugë diplomatike me shkresën Nr.Prot.558/1, dt.14.11.2016 të Drejtorisë Konsullore të Ministrisë së Punëve të Jashtme. Pra ky material është në përgjigje të kërkesave që Ministria e Drejtësisë e Republikës së Shqipërisë kërkoi zyrtarisht nga shteti Grek me shkresat nr.2005/2, datë 11.05.2016 dhe nr.2005/3, datë 25.05.2016.
8. Po brenda të njëjtës ditë, ky material i përcjellë në rrugë Diplomatike, me shkresën tonë të Ministrisë së Drejtësisë Nr.2005/5 prot, datë 14.11.2016, ky material i është dërguar menjëherë Prokurorisë së Krimeve të Rënda (dhe është vënë në dijeni Prokuroria e Përgjithshme), me qëllim administrimin e origjinalit të këtyre akteve nga organi procedues dhe vënie të dispozicion të Ministrisë së Drejtësisë të një kopje të materialit me qëllim përkthimin zyrtar të tij.
9. Në përgjigje të shkresës së Ministrisë së Drejtësisë nr.2005/5 prot, datë 14.11.2016, Prokuroria e Krimeve të Rënda me shkresën Nr.112/5,Prot.A.L, dt.16.11.2016, e regjistruar në protokollin tonë me Nr.2005/6 prot, datë 16.11.2016, ka dërguar në MD kopjen e akteve të dërguara nga autoritet Greke me qëllim përkthimin zyrtar të tyre. Materiali shkresor i dërguar përbëhej nga 10-fashikuj në total rreth 1700 faqe në gjuhën greke, për tu përkthyer në gjuhën shqipe.
10. Mënjëherë Ministria e Drejtësisë shpërndau materialin për përkthim fillimisht në 10 përkthyes të gjuhës greke, por për shkak të urgjencës, për përkthimin e këtij materiali voluminoz u angazhuan 15 përkthyes, për të realizuar detyrën në një kohë sa më të shkurtër.
11. Materiali i përkthyer, me shkresën e Ministrisë së Drejtësisë Nr.2005/7 Prot., datë 06.12.2016, ju dërgua Prokurorisë për Krime të Rënda Tiranë, duke vënë në dijeni dhe Prokurorinë e Përgjithshme.
/a.m.