• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Ministria e Drejtësisë publikon kronologjinë e veprimeve për rastin Balili: Vepruam shpejtë!

by A R
16/12/2016 13:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Drejtësisë u rendit nga amabsadori asmerikan DOnald Lu midis institucioneve që nuk bënë detyrën siç duhet për arrestimin e Klement balilit, i shpallur në kërkim për trafik droge nga autoriteett greke. Pas deklaratës së fortë të ambasadorit Lu, Ministria e Drejtësisë ka publikuar në një deklaratë për mediat kronologjinë e veprimeve të saj për rastin.

KRONOLOGJA E VEPRIMEVE

Me mirëkuptimin që përmbajtja e dokumentave që referohen në këtë përshkrim është sekret dhe nuk mund të publikohen, po paraqesim këtë kronologji të korrespondecës shkresore-zyrtare hyrëse-dalëse të Ministrisë së Drejtësisë mbi çështjen K.Balili.

Këtë kronologji po e rendisim për të sqaruar gjithë opnionin publik mbi veprimet e shpejta të Ministrisë së Drejtësisë të Republikës së Shqipërisë mbi këtë çështje dhe për të shuar çdo spekulim apo dhe aludim që hidhet për këtë histori.

1.    Prokuroria e Krimeve të Rënda me shkresë Nr.112/1 prot, datë 11.05.2016 ka kërkuar përcjelljen e “Letër porosisë” për ndihmë juridike, drejtuar autoriteteve greke të drejtësisë. Kjo kërkesë për ndihmë juridike është administruar në Ministrinë e Drejtësisë, protokolluar me Nr.2005 Prot, datë 11.05.2016.

2.    Po në të njëjtën ditë, Prokuroria e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë me shkresë Nr.1572/1 prot, datë 11.05.2016 “Ka sjellë transmetimin e materialit për procedimin penal nr.44, të kërkuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda (i njëjti material i sjellë nga Prokuria e Krimeve të Rënda). Edhe kjo shkresë është administruar në MD me nr.2005/1 prot, dt 11.05.2016.

3.    Po në të njëjtën ditë, Ministria e Drejtësisë me shkresë nr.2005/2 prot, datë 11.05.2016, i ka përcjellë Ministrisë Greke të Drejtësisë “Letër-Porosinë” e Prokurorisë Krimeve të Rënda”, duke e vënë në dijeni edhe këtë të fundit.

4.    Me shkresë Nr.4264KL/6, Prot FKB, datë 17.05.2016 të Ministrisë së Punëve të Brendshme (Zyra Qëndrore Kombëtare Interpol Tirana), ka njoftuar Ministrinë e Drejtësisë dhe ka vënë në dijeni Prokurorinë e Përgjithshme “Mbi shpalljen në kërkim ndërkombëtar nga Interpol-Athina”, po në datë 17 maj 2016 të shtetasit shqiptar K.B, në bazë të Urdhër Arresit nr.FE7698, viti 2016,  për veprën penale “Krijim dhe drejtim Organizate Kriminale”, me qëllim kryerjen e veprave penale të parashikuara nga aktet Ligjore për drogën sipas legjislacionit penal Grek. Kjo kërkesë e Interpolit është administruar në Ministrinë e Drejtësisë me Nr.2088 Prot, datë 17.05.2016.

5.    Menjëhërë/Urgjentisht në të njëjtën ditë, Ministria e Drejtësisë me marrjen e këtij njoftimi me shkresë nr.2088/1 prot, datë 17.05.2016, ia ka përcjellë Prokurorisë së Përgjithshme dokumentacionin e ardhur nga Interpol Tirana, PËR TË VEPRUAR, në bazë të nenit 38 të ligjit nr.10193, datë 03.12.2009 “Për marrëdhëniet juridiksionale me autoritetet e huaja në çështjet penale”.

6.    E njëjta “Letër porosi” e sipërcituar e ardhur në MD nga të dy burimet Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe Prokuroria e Përgjithshme, me shkresë të Ministrisë së Drejtësisë Nr.2005/3 prot, datë 25.05.2016,  i është ridërguar Ministrisë Greke të Drejtësisë.

Nga data 25 maj 2016 deri në datë 14 nëntor 2016 në Ministrinë e Drejtësisë nuk ka asnjë letër këmbim tjetër mbi këtë çështje.

7.    Më datë 14.11.2016 në Ministrinë e Drejtësisë ka ardhur dhe është regjistruar në Protokoll me Nr.2005/4, datë 14.11.2016 “Materiali i ekzekutimit të letërporosisë”, i përcjellë në rrugë diplomatike me shkresën Nr.Prot.558/1, dt.14.11.2016 të Drejtorisë Konsullore të Ministrisë së Punëve të Jashtme. Pra ky material është në përgjigje të kërkesave që Ministria e Drejtësisë e Republikës së Shqipërisë kërkoi zyrtarisht nga shteti Grek me shkresat nr.2005/2, datë 11.05.2016 dhe nr.2005/3, datë 25.05.2016.

8.    Po brenda të njëjtës ditë, ky material i përcjellë në rrugë Diplomatike, me shkresën tonë të Ministrisë së Drejtësisë Nr.2005/5 prot, datë 14.11.2016, ky material i  është dërguar menjëherë Prokurorisë së Krimeve të Rënda (dhe është vënë në dijeni Prokuroria e Përgjithshme), me qëllim administrimin e origjinalit të këtyre akteve nga organi procedues dhe vënie të dispozicion të Ministrisë së Drejtësisë të një kopje të materialit me qëllim përkthimin zyrtar të tij.

9.    Në përgjigje të shkresës së Ministrisë së Drejtësisë nr.2005/5 prot, datë 14.11.2016, Prokuroria e Krimeve të Rënda me shkresën Nr.112/5,Prot.A.L, dt.16.11.2016, e regjistruar në protokollin tonë me Nr.2005/6 prot, datë 16.11.2016,  ka dërguar  në MD kopjen e akteve të dërguara nga autoritet Greke me qëllim përkthimin zyrtar të tyre. Materiali shkresor i dërguar përbëhej nga 10-fashikuj në total rreth 1700 faqe në gjuhën greke, për tu përkthyer në gjuhën shqipe.

10.    Mënjëherë Ministria e Drejtësisë shpërndau materialin për përkthim fillimisht në 10 përkthyes të gjuhës greke, por për shkak të urgjencës, për përkthimin e këtij materiali voluminoz u angazhuan 15 përkthyes, për të realizuar detyrën në një kohë sa më të shkurtër.

11.    Materiali i përkthyer, me shkresën e Ministrisë së Drejtësisë  Nr.2005/7 Prot., datë 06.12.2016, ju dërgua Prokurorisë për Krime të Rënda Tiranë, duke vënë në dijeni dhe Prokurorinë e Përgjithshme.

/a.m.

Next Post
Pasuria e Selimit/ Zbulohen milionat e gjyqtarit që liroi Lulzim Berishën, ja si u emërua ai

Gërdeci- "gabim teknologjik", 21 Janari- "vrasjet pa dashje", Lul Berisha...logjika e gjyqtarit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ekonomi shpjegon çfarë është taksa e vinjetës: Ja sa do të paguhet për makinën

Ekonomi shpjegon çfarë është taksa e vinjetës: Ja sa do të paguhet për makinën

November 10, 2026
Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

Protesta e ‘flamingove’/ Deputeti i PS: Kërkesa për ndalimin e investimit të huaj, tipike komuniste e anti-kapitaliste

November 10, 2026
Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron denoncimin për mungesë uniformash në FA: Nuk pasqyron realitetin!

Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron denoncimin për mungesë uniformash në FA: Nuk pasqyron realitetin!

November 10, 2026
Ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, detajet e atentatit që tronditi Costa Blanca-n, dyshime për vrasje me pagesë

Ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, detajet e atentatit që tronditi Costa Blanca-n, dyshime për vrasje me pagesë

November 10, 2026
Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: SPAK po provon me majat e Piramidës se askush nuk është mbi ligjin

November 10, 2026
Hetimi për “The Albanian Files”, Dudushi: Mos ngatërrojmë librin arkitekturor me punët e pista

Hetimi për “The Albanian Files”, Dudushi: Mos ngatërrojmë librin arkitekturor me punët e pista

November 10, 2026
Nga Shallvaret dhe “Pazari i Ri” tek faqet në internet, zbulohet prostitucion në zemër të kryeqytetit

Nga Shallvaret dhe “Pazari i Ri” tek faqet në internet, zbulohet prostitucion në zemër të kryeqytetit

November 10, 2026
Vizita në Paris/ Rama nxjerr pamjet, pritet në mbrëmjen e organizuar nga Macron në Pallatin Elysée

Vizita në Paris/ Rama nxjerr pamjet, pritet në mbrëmjen e organizuar nga Macron në Pallatin Elysée

November 10, 2026
Hekurudha Vorë- Hani i Hotit, 5 kompani kalojnë fazën e parë për mbikëqyrjen

Kur do të përfundojë hekurudha Tiranë-Durrës-Rinas? Përgjigjet ministri Enea Karakaçi

November 10, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

Kërkesa e Veliajt për pjesëmarrje në Asamble| Klosi: Do e diskutojmë në forume, problem paraburgimi

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In