Të gjithëve na ndodh që t’i dërgojmë padashje dikujt mesazh, që në fakt është nisur për dikë tjetër. Apo të nxitohemi me fjalë që në një moment tjetër nuk do t’i thonim.
Tani WhatsApp vjen me një ndryshim të madh, të gjithë ju që e përdorni këtë aplikacion keni mundësinë që mesazhin që e dërgoni gabimisht ta fshihni në kohë.
Do t’ju duhet që të klikoni mbi mesazhin që doni të fshini dhe ta mbani shtypur derisa të shfaqet opsioni që të ndihmon për zhdukjen e tij shkruan JOQ. Por, sigurisht kjo vlen deri në momentin që mesazhmarrësi nuk e ka lexuar mesazhin, nëse ju kujtoheni pas minutash të tëra, kur mesazhin e keni dërguar më herët, atëherë mund edhe të dështoni./a.m.