Kryetari i Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi Fatmir Xhafaj i bëri thirrje Gjykatës Kushtetuese t’i qëndrojë korrekte opinionit të Komisionit të Venecias mbi Vettingun. Ai tha se janë qytetarët ata që janë më të interesuar për reformimin e drejtësisë.
“Ne nuk jemi të vetmit të interesuar për Vettingun, para nesh janë qytetarët që po presin të shohin Kushtetuesen të përmbushë detyrën. T’i qëndorjë korrekte opinionit të Komisionit të Venecias, siç të gjitha palët janë dakordësuar. Ata e kanë të thjeshtë, punën ua ka bërë Komisioni me punën që ka bërë. Do u duhej shumë pak punë lidhur me vendimin për këtë çështje kaq fortë të debatushmne. Shpresojmë të tregohet në përgjegjësinë që duhet të ketë për këtë çështje. Ata janë sot përballë sfidës nëse do ta ruajnë integritetin dhe imazhin pozitiv që ka krijuar ndër vite gjykata kushtetuese”, tha Xhafa.
Ai u prononcua edhe në lidhje me vijueshmërinë e procesit për finalizimin e 27 ligjeve që janë pjesë e reformës në drejtësi. Xhafa tha se vijimi i shqyrtimit të këtyre ligjeve mund t’i kalojë Komisionit të Ligjeve, pasi sipas tij misioni i komisionit të posaçëm u përmbush.
“Ne mendojmë t’i propozojmë konferencës së kryetarëve dhe seancës plenare, t’i kalojë për procedim të mëtejshëm Komisionit të Ligjeve, pasi është paketë në natyrën e këtij komisioni. Me paraqitjen e këtyre 27 ligjeve përmbushet detyra e komisionit të posaçëm dhe mund t’ë kalojë në Komisionin e Ligjeve. Jam shumë i bindur që të 27 projektet do kalojnë para zgjedhjeve”, deklaroi Xhafa./a.m.