Një nga shkrimtarët e lashtë, një historian i quajtur Herodoti, tregon historinë e një hajduti që do të ekzekutohej. Kur ushtarët e morën për të kryer ekzekutimin, ai filloi t’i përgjërohej mbretit t’I falte jetën. O mbret, brenda një viti të premtoj se do t’i mësoj kalit të preferuar të këndojë .Të burgosurit e tjerë e panë të dënuarin që iu këndonte kuajve dhe ja plasën të qeshurës. “Nuk do ja dalësh dot – i thanë atij. Akush nuk ja del dot”. I dënuari për vjedhje ju përgjigj; Po, por të paktën kam një vit kohë dhe kush e di cfarë ndodh deri atëherë. Mbase vdes mbreti. Mbase ngordh kali. Mbase vdes unë. Dhe mbase mbase kali mëson vërtet të këndojë.
Kjo anekdotë po përdoret javët e fundit nga të interesuarit për zbatimin e menjëhershëm të vetting-ut si një ilustrim I asaj cfarë po ndodh me Gjykatën Kushtetuese dhe ankimuesve të ligjit themelor për fillimin e ngritjes së sistemit të ri të drejtësisë. Qëllimi I mbajtjes në sirtarët e anëtarëve me mandat në fuqi apo të skaduar të Gjykatës Kushtetuese të një ligji kaq vendimtar për epokën e re të drejtësisë në Shqipëri është shtyrja në maksimum e gjasave për të filluar tërmetin e pritshëm.
Hipoteza e shtyrjes në kohë nuk është e pakuptueshme nga ata që I tremben pasojave të vetting-ut. Ka nga ata që e thonë publikisht se gjërat mund të ndryshojnë dhe prioritetet e partnerëve bashkë me to. Mund të largohen ambasadorët që janë investuar me kohë të plotë në përmbajtje dhe teknikalitetet e reformës në drejtësi. Madje, kanë filluar tregojnë edhe histori me ikje të parakohshme, gjë që nuk ka të vërtetë sipas burimeve diplomatike.
Por edhe sikur të mos u prishet entuziazmi për vonesë dhe shtyrje të gjatë të vënies në punë të makinerisë së vetting-ut, ëhstë e vështirë të shpjegohet interesi I anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese për të mos dhënë vendim sa më të shpejtë për këtë cështje. Në kushtet aktuale sistemi është në kolaps dhe Ministri I Drejtësisë Ylli Manjani dha alarmin në Tonight Ilva Tare për pamundësinë e institucioneve për të vepruar në kushtet e miratimit të Kushtetutës së re dhe mbetjes në fuqi të së vjetrës.
Paraliza e korpusit të institucioneve që duhet të garantojnë dhënien e drejtësisë është sërish një faturë që shkon në llogarinë personale të qytetarëve shqiptare. Shkelësit e ligjit, të frikësuarit, të inkriminuarit janë të kënaqur me bllokimin e qëllimshëm jo vetëm si përfitues të tij, por ndoshta edhe si sponsorizues të interesave që e kanë kycur ligjin në gjykatën me fuqi supreme në vend.
Në këto kushte, gjyqtarët aktualë të Kushtetueses nuk u bënë të njohur nga publikimi I emrave në analizën e Mustafa Nanos, apo në raportimet e shpeshta në Bruksel, Ëashington dhe Venecia. Me apo pa negociata ata nuk duhet të ngarkohen me përgjegjësi. Autorët e vonesës nuk janë vetëm ata. Frymëzuesit e shtyrjes pa afat duket se i kanë të varura shpresat në ndryshimin e rrethanave dhe faktorëve që I përcaktojnë ato. Mbase, selitë perëndimore nuk do të insistojnë për zbatimin sa më parë të vetting-ut. Mbase, shqiptarët në zgjedhje nuk i penalizojnë autorët e vonesës apo mosdashjes. Mbase, vitin tjetër gjyqtarët me problem ikin vetë nga sistemi. Mbase këndon dhe kali I Heroditit. Por, Kushtetuta do të jetë e pamundur të mos zbatohet. Nesër, vitin tjetër apo pas dhjetë vitesh. javanews