Real Madrid kundër Kashima Antlers do të jetë finalja e botërorit të klubeve, e cila do të luhet në Yokohama të Japonisë të dielën, në 11:30, sipas orës së Shqipërisë.
Asnjë surprizë në gjysmëfinalen e dytë, mbyllur pak çaste më parë, teksa kampionët e Evropës fitojnë 2-0 kundër skuadrës meksikane Club America, fituese e Champions League të CONCACAF, zona e Amerikës Veriore e Qendrore.
Dy golat e Realit erdhë në ekstremet e çdo pjese. Benzema shënoi në minutën e dytë shtesë në pjesën e parë, ndërsa Cristiano Ronaldo vulosi rezultatin në minutën e 94-t.
Të dielën, nuk do të jetë finalja e parashikuar me Atletico Nacional të Kolumbisë, megjithatë mund të pritet një atmosferë e madhe në stadium, përballë skuadrës që vetëm pak ditë më parë u shpall kampione e Japonisë, çka i siguroi edhe pjesëmarrjen në botërorin e klubeve.
d.i.