Një 24-vjeçare nga Rusia, nënë e dy fëmijëve, vdiq në një mënyrë makabre pasi ra në një vaskë të madhe me çokollatë të shkrirë, në fabrikën e ëmbëlsirave ku ajo punonte pranë Moskës. Svetlana Roslinës, i ra aksidentalisht celulari brenda vaskës dhe ajo u përpoq ta merrte, por u rrëzua dhe nuk mundi të dalë dot më prej saj, raporton Daily Mail.
“Ajo u gri copash nga makineria, vetëm këmbët i mbetën”, – u shpreh nje burim lokal nga fabrika e ëmbëlsirave. Ka dhe një version tjetër sipas të cilit ajo ishte duke zbrazur një thes me lëndë të parë në vaskën gjigante, sipas disa burimeve të tjera po nga fabrika.
Gruaja e pafat ishte e martuar dhe kishte dy fëmijë më pak se 5 vjeç. Policia ruse ka nisur ndërkohë hetimet për këtë vdekje të tmerrshme.joq/a.k