Amareta është një lloj biskote e vogël, por shumë e dashur dhe e popullarizuar në rajonet e Italisë. Nga veriu në jug të Italisë ka disa variacione të të gatuarit, të cilat spërkaten me sheqer dhe drithra të freskët. Amaretat përdoren për të shijuar çajin apo kafen për një shije akoma dhe më të mirë.
Përbërësit:
Miell
Bajame
Sheqer
Amoniak për ëmbëlisra
Të bardhë veze
Përgatitja:
Për të përgatitur amareta na nevojiten një sasi bajamesh (në varësi të masës që do të gatuajmë), të cilat duhet t’i hedhim në mikser. Së bashku me sheqerin dhe kremin. Këshillohet që kjo masë e përgatitur të jetë sa më e imët. Më pas shtoni amoniak për ëmbëlsira, të bardhë veze dhe disa pika ekstarkt të hidhur bajamesh. Përzieni mirë brumin me anë të një luge të madhe që të jetë pa kokrriza. Brumin e përgatitur mbulojeni më një copë dhe futeni në frigorifer përgjatë gjithë natës. Ditën tjetër do të vini re që brumi do të jetë i forcuar dhe gati për të realizuar sasinë e amaretave që ju nevojiten. Në tepsinë që do të piqen amaretat, poshtë tyre duhet të vendoset një letër kuzhine e cila ndihmon për një pjekje të mirë të tyre. Furra duhet të jetë në temperaturën 170 gr C. Koha e pjekjes është 15 – 20 minuta.