Nga Spartak Ngjela
Pse bëheni naivë: vërtet mendoni se Saliu ka folur mbrëmë për 21janarin?
Aspak!
Saliu në fakt foli mbrëmë për vetingun dhe Reformën në Drejtësi. E torturon në psikikë idea reale e ndëshkimit.
Por ishte i shthurur mendërisht. Saliu tani kuptohet se është në një gjendje reaktive, dhe patologjik në çastet kur flet se “do ta vriste Ramën në 21 janar” . Kështu ai mbush dekompesimin patologjik, duke menduar se po e vret realisht armikun e tij. I ka mbetur peng pse s’e ka vrarë, dhe imagjinata i ka kaluar në sëmundje.
Saliu tani e di, se, po të mos ishte bashkuar Rama me Reformën shqiptaro-amerikano-gjermane, atij nuk do t’i hynte asnjë gjëmb në këmbë. Tani sheh fundin, dhe do të realizojë hakmarrjen me një fantazi ireale, të cilën e përjeton si një diç të vërtetë.
E ka të qartë që Gjykata Kushtetuese nuk e ndalon dot vetingun, dhe prandaj thotë në jerm: “Unë ju vras!”
Por, pasi i ka dalë dehja patologjike e vrasjes, si rregull nuk mban mënd gjë. Kurse, fakti që vrasja e Ramës për Saliun mbrëmë ka qënë gjendje transi, sot Saliu, pasi i ka ikur tormenti psikik, mund të ketë rënë në gjendje depresive. Tani ora ishte 23.00. Të shohim nesër.
Këtë që përshkrova unë në këto radhë, e kam nga profesioni: e drejta penale moderne e njeh këtë gjendje psikike të ankthit: Ah, pse nuk e vrava armikun kur e kisha mundësinë! Është në fakt gjendja e një vrasësi potencial, që nuk ka vrarë dot armikun e tij, dhe, në prag të shkatërrimit nga armiku, kalon në një realitet ireal patologjik, tamam si ky që përshkrova unë më lart.
Nuk ka gjë. Tani ka mundësi që të jenë të shumtë ata që do ta përjetojnë këtë gjendje. Por ky nuk është faji i shqiptarëve… Ata kanë qënë viktima të këtyre kasapëve që po presin shqetësimisht ndëshkimin e ligjit. Ai madje ka ardhur. Këtë di Saliu.