Një nga momentet më ‘pikante’ gjatë debatit mes këngëtarëve të festivalit Kënga Magjike në emisionin “E diela shqiptare” të pasdites së sotme, ka qenë ai kur këngëtari Bruno, i akuzuar nga vëllezërit Endri e Stefi Prifti se kënga e tij me Artiolën “Mirmëngjes dashni” ka motive sllave, u është kundërpërgjigjur të dyve duke i treguar se në fakt, janë këngët e dy korçarëve ato që janë të kopjuara.
Nuk ka nguruar aspak Bruno t’ua tregojë atyre me fakte ‘live’ se Endri dhe Stefi fillimisht duhet të shohin krijimtarinë e tyre, para se të akuzojnë pa të drejtë të tjerët. Nga sa pamë, risjellim edhe njëherë në vëmendje këngën e vëllezërve korçarë, që në fakt nuk është 100% të tyre, pasi siç do t’i shihni videot më poshtë, kuptohet menjëherë se ajo është e vjedhur.
Duket ‘e çuditshme’ në fakt akuza e vëllezërve korçarë, ku përveçse edhe në repertorin e tyre kanë këngë me motive popullore, madje edhe të marra nga të huajt, e dimë të gjithë se këngët tallava ata i këndojnë në çdo javë në club-et e natës ku performojnë. Ata thanë se nuk këndojnë kurrë tallava por kur Bruno u përmendi “Një unazë” të Muharrem Ahmetit përgjigja ishte: A po atë e kemi fiksim. Dhe ne i këndojmë në orën 5:00 të mëngjesit. Sipas logjikës së tyre kur këndohen në orën pesë nuk quhen më tallava. /Blitz.al/ma.me