Një person humbi jetën në New York nga stuhia dimërore që solli 43 centimetra borë e detyroi autoritetet të nxjerrin një paralajmërim rreziku në disa pjesë të këtij shteti.
Viktima kishte humbur kontrollin e automjetit dhe mesohet se është përplasur me një kamion që vinte përballe. Shoferi i kamionit ka shpëtuar nga incidenti vetëm me disa lëndime të lehta.
Reshjet e dendura të dëborës kanë bërë që rrugët të zbardhen në Pensilvani ku drejtuesit e makinave kanë vështirësi në lëvizje prej akullit. Ekspertët paralajmërojnë për një përkeqësim të mundshëm të motit javën që vjen duke nisur nga dita e martë.
Sipas tyre, pjesa më e madhe e gjysmës veriore të Shteteve të Bashkuara dueht të përgatitet për ngricat që parashikohet të jenë të ngjashme me situatën e rrezikshme të krijuar në vend nga fronti polar i vitit 2014.
Express/d.i.