Një person ka mbetur i vrarë dhe, ndërsa një polic është plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në qendër të Athinës. Sipas gazetës greke ‘Ekathimerini’, ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme, kur policia është vënë në ndjekje të një 38-vjeçari të dyshuar, por ky i fundit ka hapur zjarr ndaj policisë, të cilët janë kundërpërgjigjur.
Nga shkëmbimi i zjarrit u plagos një oficer policise, i cili u dërgua për mjekim në spital, ndërsa agresori arriti të largohet. Disa orë më vonë, policia gjeti të vrarë me armë në një ndërtesë 38-vjeçarin, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur. Paraprakisht dyshohet se ai ka vrarë veten, pasi pranë trupit u gjet një pistoletë.
ma.me