Leo Messi e Cristiano Ronaldo, vazhdojnë të rivalizojnë njëri tjetrin në botën e futbollit
Dy lojtarët më të mirë në botë, ka kohë që janë bërë golashënuesit më të mirë në histori të Ligës së Kampionëve, dhe tani po luftojnë cili do të kap i pari shifrën e 100 golave, shkruan Gazeta Express.Cristiano Ronaldo regjistron 96 gola në Champions dhe për shkak të formës jo të mirë këtë edicion, ka bërë që Leo Messi t’i afrohet atij në vetëm 3 gola, argjentinasi ka shënuar 93 gola.
Deri më tani këtë edicion, Messi ka shkëlqyer në Champions duke shënuar 10 gola, derisa Ronaldo ka shënuar vetëm dy, përcjell Gazeta Express.
Se cili do të arrijë i pari shifrën e 100 golave mbetet të shihet, kur kanë mbetur edhe shtatë ndeshje deri në finale të Ligës së Kampionëve. (b.an)
Sezon pas sezoni: Si i shënuan golat në Ligën e Kampionëve Leo Messi e Cristiano Ronaldo?