Prokuroria e Apelit në Durrës do të ankimojë në Gjykatën e Lartë vendimin e Gjykatës për lirimin me kusht të kreut të Bandës së Durrësit, Lulzim Berisha. Ky i fundit është liruar me kusht me arsyetimin se vuan nga një sëmundje e rëndë dhe 5 vitet e mbetura të dënimin do t’i kalojë në shtëpi. Mirëpo, lirimi i Lul Berishës nuk është pritur mirë. Ambasadori Lu foli me kritika të ashpra ditën e sotme për lirimin e Lul Berishës dhe akuzoi gjykatën si të korruptuar. Në të njëjtën linjë ka qenë edhe ministri Tahiri. Lul Berisha, i forti i Durrësit është akuzuar më parë për disa dhjetëra vrasje, por pjesa më e madhe e këtyrë akuzave nuk janë provuar.
ma.me