“Vetting-u kusht për raport të ndërmjetëm për negociatat e Shqipërisë me Bashkimin Europian”. Kështu u shpreh sot kryeministri Edi Rama gjatë një konference të përbashkët që pati pas një takimi në Tiranë me homologen e Polonisë, Beata Szydlo.
Lidhur me çështjen e integrimit, Rama tha se, Shqipërisë do i jepet mundësia e zbatimit të reformës në drejtësi dhe se vendi jonë ka qenë dhe mbetet i vetëdijshëm për 5 fushat kyçe të Bashkimit Europian. Më pas të dy kryeministrat u ndalën tek marrëdhëniet mes dy vendeve ku vlerësuan frymën e bashkëpunimit mes tyre.
“Më shumë investimeve nga Polonia drejt vendit tonë. Nga ana tjetër ne kemi firmosur edhe një marrëveshje të re bashkëpunimi në fushën e kulturës duke konstatuar se qoftë në këtë fushë dhe në arsim, bashkëpunimi ka peshë të veçantë”, tha Rama.
Nga ana e saj, Szydlo, falënderoi Ramën për pritjen e ngrohtë. Ajo theksoi se është kryeministrja e dytë që viziton Shqipërinë, ndërsa i pari ka qenë në Tiranë në vitin 2004.
“Ashtu siç tha Rama, Polonia dhe Shqipëria të cilat i bashkon historia. Jam e lumtur që prej vitit 2004 nuk kishte ardhur një kryeministër polak në Shqipëri”.
Duke vlerësuar bashkëpunimin e hershëm të Shqipërisë me Poloninë, kryeministrja polake u shpreh e lumtur që, edhe mamaja e kryeministrit shqiptar, Rama ka studiuar në Poloni.