• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nënës i bie të fikët direkt në televizion pas akuzave nga vajza: Je e dhunshme dhe e keqe

by Java News
09/12/2016 13:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një incident ka ndodhur sot në studion e emisionit “Me zemër të hapur” në News24. Lindita Lamaj, nënë e tre fëmijëve ndodhej në studio për të folur për problemet e saj familjare dhe zhdukjen e vajzës, kur papritur ka humbur ndjenjat. Në ndihmë i ka shkuar i gjithë stafi i News24 dhe pas disa minutash gruaja është përmendur.

Lindita ka denoncuar tre ditë më parë zhdukjen e vajzës, Ermirës, e cila nuk dihet se ku është. Por pas denoncimit të martën në emision, Ermira, e cila ka lënë në Shqipëri edhe një fëmijë 6 muajsh ka telefonuar gazetarët dhe iu ka thënë se është në Itali dhe se nuk do të kthehet tek nëna e saj, duke e akuzuar atë për dhunë dhe për sjellje të keqe. Deklaratat e vajzës, i janë thënë nënës gjatë emisionit të sotëm dhe për shkak të tronditjes, Lindita ka humbur ndjenjat për pak minuta.

“Ajo është e çmendur dhe po më degjeneron me këto që po bën. Unë jam mirë dhe jetoj mirë këtu ku jam. Ajo më ka braktisur duke më lënë nëpër komshinj dhe vetë bridhte rrugëve të Europës”, ka shkruar Ermira në mesazhe.

Po kështu në emision ka telefonuar nga burgu një tjetër person. Mentor Hoxhallari deklaroi në një lidhje direkte se ishte duke vuajtur një dënim të pamerituar pasi nënë e bijë e kishin denoncuar se kishte abuzuar seksualisht me Ermirën. Burri ndodhej në një burg në Shqipëri, pasi ishte shpallur fajtor dhe ishte dënuar me 10 vite burg.

“Jam nga Korça me origjinë por rri në Fier. Unë ndodhem në burg për faj të Linditës dhe Ermirës. Jam i pafajshëm. E kam takuar vetëm një herë Ermirën tek shkolla dhe kaq.
Çdo takim 3-4 herë kam qenë me zonjën Lindita në kafe. Ermira ka qenë 14 vjeçe atëherë. Jam dënuar me 10 vite pasi më akuzuan se kisha abuzuar me Ermirën. Lindita dhe Ermira e kanë pranuar vetë në gjykatën e Fierit që unë nuk kam kryer marrëdhënie seksuale me Ermirën. Më vjen keq, çdo gjë ka ndodhur për faj të saj (Linditës). Ajo ka dashur që ta merrja Ermirën për grua, unë u shkëputa dhe ajo më denoncoi për inat. I bëj thirrje ministrit të drejtësisë ta shikojë çështjen time. Unë i bëj thirrje vetë Ermirës që të thotë të vërtetën. Të marrë në telefon dhe të deklarojë të vërtetën”, tha Hoxhallari.

Drejtuesja e emisionit Evis Ahmeti iu ka kërkuar falje shikuesve për pamjet tronditëse të transmetuara në emision gjatë kohës që Lindita ka humbur ndjenjat.

“Ju kërkojmë falje për pamjet që u transmetuan live. Gjendja e Linditës është shumë e vështirë. I ka ardhur në ndihmë gjithë stafi i News24 dhe tashmë edhe ambulanca. Ermira ka braktisur foshnjën 6 muajshe, është 21 vjeçe dhe mund të jetë duke u abuzuar. Iu bëjmë thirrje autoriteteve të marrin në dorë këtë çështje”, apeloi drejtuesja Evis Ahmeti.

Lindita është marrë nga ambulanca në News24 në gjendje shumë të rënduar por para se të ikte i ka bërë edhe një thirrje vajzës së saj. “I bëj thirrje të kthehet për hir të Mateos. Unë të pres Ermira”, ka thënë nëna.
BW/d.i.

Next Post
Goditi me thikë gruan dhe vajzën, arrestohet shqiptari në Itali

Goditi me thikë gruan dhe vajzën, arrestohet shqiptari në Itali

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Projekti “Bashki të Forta”, Mazniku: 15.6 milion euro për rritjen e cilësisë së qeverisjes vendore

Mazniku e thotë prerë: Edi Rama nuk e jep dorëheqjen! S’ka dhunë të tejkaluar nga policia

October 19, 2026
Mbyllja e tre grupkapitujve me BE, Romina Kuko: Shqipëria është në rrugën e duhur! Sfida reale fillon tani

“Qeveritë demokratike nuk rrëzohen nga gurët”, Kuko: Në Shqipëri po shohim tipare të lëvizjes ekstremiste ANTIFA

October 19, 2026
“Nuk jemi republikë nëse gjyqësori pezullon ekzekutivin”, Balla zbulon ndryshimet për Nenin 242

Dosja “21 Janari”, Balla optimist: SPAK ka disa detyra për t’i zbatuar, shpresoj shumë që…

October 19, 2026
“Vrasësit me pagesë po lidhen me agjenturat ruse”/ Karamuço: Po marrin ish-ushtarakë të kujdesen për armët. Shkollat e terrorit…!

Karamuço ngre alarmin për ANTIFA-n: Europa pritet të ashpërsojë masat, çfarë rrezikojnë protestuesit

October 19, 2026
“Nuk jam një admirues i Zelenskyt”- Trump: Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës nuk duhej të kishte nisur kurrë

Trump: Zelenskyy duhet të gjejë edhe dikë tjetër për të negociuar për t’i dhënë fund luftës

October 19, 2026
Trump: Nëse Zelensky do të më kishte dëgjuar miliona ukrainas do të ishin gjallë

Trump: Nëse Zelensky do të më kishte dëgjuar miliona ukrainas do të ishin gjallë

October 19, 2026
Sherr në studio/ Demalia: Nuk jeni burra, është ANTIFA dhe islamizmi ekstrem! Gjinishi: Rroftë Edi Rama

Sherr në studio/ Demalia: Nuk jeni burra, është ANTIFA dhe islamizmi ekstrem! Gjinishi: Rroftë Edi Rama

October 19, 2026
Kriza e vitit 1987/ Rënia historike e Dow Jones, humbja më e madhe ditore në historinë e bursave

Kriza e vitit 1987/ Rënia historike e Dow Jones, humbja më e madhe ditore në historinë e bursave

October 19, 2026
“A nuk ju kanë informuar për Antifa-n?” Balla replikon me kongresmenët amerikanë për protestat në Tiranë

Balla paralajmëron masa ndaj protestuesve të dhunshëm: Studentët rrezikojnë bursat, nesër detajet!

October 19, 2026
A ngjasojnë protestat e sotme me 21 Janarin e 2011? Flet Bamir Topi: Ka një të veçantë që…

A ngjasojnë protestat e sotme me 21 Janarin e 2011? Flet Bamir Topi: Ka një të veçantë që…

October 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com