Ministrja e Marrëdhënieve me Kuvendin, Ermonela Felaj dhe ministri Blendi Klosi kanë zhvilluar një takim në burgun e grave.
Teksa u ndal tek çështja më në zë e këtyre ditëve për ata persona që vuajnë dënimet në burgje, Felaj pohoi se përfitues nga amnistia janë të gjitha ato gra në moshën 55-vjeçare, që u ka ngelur vetëm 2 vitet e fundit të dënimit.
Të njëjtën linjë mbajti edhe ministri Klosi, i cili shtoi se shumë prej grave të dënuara do të përfitojnë nga falja, një ritual që bëhet çdo fundvit.