Drejtuesit e Interit po mendojnë të bëjnë revolucion në skuadër gjatë dimrit.
Drejtuesit e Interit kanë paralajmëruar se gjatë janarit do të sjellin përforcime në San Siro.
Por, para se t’i sjellin lojtarët e rinj, Nerazzurrët duhet të shesin disa lojtarë në mënyrë që të respektojnë Fair Play Financiar.
Sipas “Cialciomercato.com”, përveç Geoffrey Kondogbias, Stevan Joveticit, Biabianyt, Palacios dhe Felipe Melo, Interi po mendon të shesë edhe dy yjet e ekipit: Marcelo Brozovic dhe Ever Banega. /a.m.