• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Fyle paralajmëron BE: Vëmendje integrimit të Ballkanit, “lojtarët” lindorë po shtrijnë influencën

by A R
08/12/2016 12:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nëse Bashkimi Europian distancohet nga Ballkani perëndimor, të tjerë lojtarë gjeopolitikë do të përfitojnë menjëherë nga mundësia për të shtrirë influencën e tyre në këtë rajon.

Ish-komisioneri europian i Zgjerimit, Stefan Fyle i dërgon bllokut një mesazh të qartë me deklaratën e bërë gjatë një konferencë të organizuar nga “think tank”-u belg, “Friends of Europe”. Fyle, aktualisht i dërguar special për Ballkanin i Ministrisë së Jashtme çeke, argumenton se ritmi i tanishëm i shtrirjes së BE-së nuk mund të jetë i vazhdueshëm. Me këtë, njeriu që mbajti nga viti 2000 deri në vitin 2004 portofolin e përgjegjësit të zgjerimit në komision, Barroso, i referohet “pauzës” së pranimit të anëtarëve të rinj, të shpallur nga Jean-Claude Juncker, i cili e ka bërë të qartë se gjatë mandatit të tij, radhët e Bashkimit Europian nuk do të shtohen.

Por, ndërkohë, Rusia dhe Turqia duket se i kanë nisur përpjekjet për mbushjen e këtij vakuumi. Përpos marrëdhënieve të ngushta me Serbinë, të përforcuara akoma më shumë pas sulmeve ajrore të NATO-s gjatë luftës së Kosovës, Moska tani po tenton të ndryshojë edhe drejtimin politik të Malit të Zi, të anëtarësuar rishtazi në NATO.

Turqia nga ana tjetër ka oreks për ish-territoret e saj otomane ku edhe sot shumica e popullsisë është myslimane si Bosnje-Hercegovina, Shqipëria, Kosova e disa pjesë të Maqedonisë. Rexhep Taip Erdoani tani vonë foli për “kufijtë e zemrës” së Turqisë duke përmendur aty kryeqytetin e Maqedonisë, Shkupin si dhe qytetin bullgar të Kardzhalit shkruan tch. Për Fylen, progresi i deritanishëm i Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt BE-së është ende tepër i brishtë e nuk mund të mendohet se është mbërritur në pikën ku nuk ka më kthim mbrapa.

Për këtë arsye, arsyeton ai, çdo mosangazhim i BE-së në rajon do të rezultojë me angazhimin e shpejtë të forcave të tjera. Fyle thekson gjithashtu se që prej BREXIT-it dhe distancimit të anëtarëve të bllokut, për vendet e Ballkanit perëndimor, argumenti se “janë pjesë e Europës”, nuk pi më ujë./a.m.

Next Post
Energjia mbetet prioritet, ERE miraton 200 mln dollarë investime për 6-mujorin

Ngrihet Agjencia për Efektivitetin e Energjisë, ja përgjegjësitë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mundësi investimi, rihapet ankandi i obligacioneve 15-vjeçare

Mundësi investimi, rihapet ankandi i obligacioneve 15-vjeçare

July 28, 2026
Mbipopullimi në burgje, Avokati i Popullit: Ka mungesë mjekësh dhe kushte të vështira!

Nga prezumimi te fermentimi

July 28, 2026
Teherani përjashton bisedimet direkte me SHBA, Ngushtica e Hormuzit mbetet e bllokuar

Teherani përjashton bisedimet direkte me SHBA, Ngushtica e Hormuzit mbetet e bllokuar

July 28, 2026
E marta me mot të qëndrueshëm në të gjithë vendin

E marta me mot të qëndrueshëm në të gjithë vendin

July 28, 2026
Të huajt ‘dynden’ drejt Shqipërisë, pronat me qira ditore bëhen biznesi i momentit

Të huajt ‘dynden’ drejt Shqipërisë, pronat me qira ditore bëhen biznesi i momentit

July 28, 2026
Nahaylo ngre alarmin: Ja si Rusia synon të zgjerojë ndikimin e saj në Ballkan

Nahaylo ngre alarmin: Ja si Rusia synon të zgjerojë ndikimin e saj në Ballkan

July 27, 2026
Rumania dëbon ambasadorin rus, Bukureshti e shpall “person të padëshiruar” pas rrëzimit të dronëve

Rumania dëbon ambasadorin rus, Bukureshti e shpall “person të padëshiruar” pas rrëzimit të dronëve

July 27, 2026
BE gati të ndryshojë rregullat e lojës, në shqyrtim plani për të kufizuar veton pas përplasjeve për sanksionet ndaj Rusisë

BE gati të ndryshojë rregullat e lojës, në shqyrtim plani për të kufizuar veton pas përplasjeve për sanksionet ndaj Rusisë

July 27, 2026
“Mos bëj cubin me administratën”, Manjani kritikon Shehajn: Dokumentet u grabitën me dhunë

“Mos bëj cubin me administratën”, Manjani kritikon Shehajn: Dokumentet u grabitën me dhunë

July 27, 2026
Shënim/ Heshtja cinike e grave të opozitës për aktin e rëndë të Agron Shehajt ndaj një gruaje

Shënim/ Heshtja cinike e grave të opozitës për aktin e rëndë të Agron Shehajt ndaj një gruaje

July 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In