Ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha, ka takuar Sekretarin e Shtetit për Çështjet Europiane të Francës, Harlem Desir.
Ministrja Gjosha u shpreh në takim se, “Procesi i integrimit është mekanizmi për të ndërtuar një Shqipëri me standarde europiane”.
Ndërsa Sekretari i Shtetit për Çështjet Europiane të Francës, Harlem Desir theksoi se, “Zbatimi i reformës në drejtësi, domosdoshmëri
për vazhdimësinë e procesit të integrimit”.
Franca i jep mbështetje Shqipërisë për perspektivën e zgjerimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor./a.m.