Federata e Karatesë së Kosovës (FKK) ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në Kampionatin Ballkanik të Karatesë, për kadet, junior dhe U21, që do te mbahet nga 8 deri më 11 dhjetor.
“Për kundër ftesës dhe kompletimit me kohë të gjithë dokumentet e kërkuara nga Ambasada e Bosnjës dhe Hercegovinës në Shkup, sot u refuzua pajisja me viza për pjesëmarrësit e Federatës se Karatesë në Kampionatin Ballkanik që fillon kete fundjave”, njofton Federata e Karatesë së Kosovës.
Federata njofton se pas Kuvendit zgjedhor më datën 20 nëntor, i gjithë bordi i ri i Federatës së Karatesë u mobilizua që të kompletohen të gjithë procedurat e kërkuar nga organizatori, rezervimet në hotel për 51 persona (pagesa 30 %), regjistrimi i garuesve për pjesëmarrje, po ashtu regjistrimi i gjyqtarëve, trajnerëve, citohet Koha. (b.an)